3 gabimet që bëni me fytyrën dhe ndikojnë në krijimin e akneve.

 

Shumë femra dhe meshkuj përballen me sfidën ndaj akneve, por nganjëherë aknet mund të jenë duke u shkaktuar nga arsye që nuk i kemi menduar kurrë, shkruan “Living”.

Përdorimi i letrave të lagura:

Megjithëse vetë përbërësit e letrave të lagura  nuk ka gjasa të shkaktojnë puçrra, por ato mund të lënë papastërti që mund të çojnë në puçrra.

Pecetat përmbajnë alkool, aromë dhe përbërës të tjerë që mund të thajnë lëkurën. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, ka mundësi që fërkimi ta irritojë atë dhe të shkaktojë ënjtje dhe inflamacion që mund të bllokojë poret tuaja, transmeton lajmi.net.

Përdorimi i kremit të diellit të gabuar:

Ndërsa është e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli, lloje të caktuara të kremit mund të kontribuojnë në zhvillimin e puçrrave.

Disa formula të kremrave kundër diellit përdorin filtra organikë me bazë vaji që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë shpërthime aknesh.

Lexo po ashtu:  3 këshilla për të mos u përfshirë nga humori i keq i partnerit

Mos pastrimi i syzeve:

Nëse shpesh ju bëhen puçrra rreth syzeve, ka shumë mundësi që të harroni të pastroni kornizat.

Mjekët rekomandojnë identifikimin e zonave tuaja problematike për puçrrat, si urën e hundës dhe pastrimin e asaj pjese të kornizave tuaja një herë në ditë. /Lajmi.net/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *