Viti 1912. Tentimshfarrosja e popullit shqiptar nga Serbia po vazhdonte. Përpos armëve dhe zjarrit, si mjet në luftën kundër shqiptarëvet, qeveria e Nikolla Pashiqit përdori edhe propagandën dhe telegramet e falsifikuara, që sot njifen me emrin “fake news” (lajme të rreme), shkruan e pavarura MekuliPress.com

Dokumnetet historike, shkruan MekuliPress, vërtetojnë se Nikolla Pashiq, në vitin 1912, urdhëroj oficerët serbë të shkruajnë telegrame Londrës në emër të shqiptarëve. Këto telegrame të rreme janë dërguar nga Shkupi, ku ishte e vendosur qendra priftërinjëve serb, qendër aktive për asgjësimin e shqiptarëvet.

Mekulipress ju sjellë tekstet e tre telegrameve të falsifikuara, të cilat nuk i panë kurrë përfaqësuesit shqiptarë të Pejës, të Gjakovës e të Prizrenit, e të cilat Nikola Pashiqi i prezentoi në Londër si “KËRKESA” të shqiptarëvet.

1. Në telegramin e parë të falsifikuar, dërguar “nga Peja” Konferencës Paqësore në Londër, shkruan:

“Shumë urgjent – Menjëherë dhe sa më shpejt që mundeni, përpiquni që më së largu nesër (18 dhjetor 1912 – H. B. ), arnautët më të autoritetshëm nga Peja, të dërgojnë telegrame në Londër dhe, në emër të qytetit të tyre por edhe të rrethinës, t’i lusin ambasadorët: të Francës, të Rusisë, të Italisë, të Gjermanisë, të Austrisë dhe Grejin (të Anglisë – H. B. ), për t’i lënë nën juridisksionin e shtetit serb dhe të mos i bashkojnë me Shqipërinë Bregdetare. Duhet të thoni se pjesa dërrmuese flet serbisht ndërsa pakica tjetër kupton serbisht; se qysh se mban mend njeriu jetojnë bashkë me serbët dhe prandaj duan edhe më tej të jetojnë bashkë me ta”. (Shih: AVIIB. P. IV. K. 48-9-1-27-1912).

Lexo po ashtu:  Letra e Edith Durhamit: Fati i Shqipërisë qëndron në duart e shqiptarëve

2.
Në telegramin e dytë por të falsifikuar, dërguar “nga Gjakova” Konferencës Paqësore në Londër, shkruan: “Ekselencës së Tij, ambasadorit – të Republikës së Francës, të Rusisë Cariste; të Perandorisë së Gjermanisë; të Perandorisë së Austro-Hungarisë; të Mbretërisë së Italisë, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, zotëri Grejit.
Ekselenca Juaj, kemi marrë vesh se Juve dhe ambasadorëve tuaj të tjerë të Fuqive të Mëdha u është besuar zgjidhja e çështjeve jetësore të ekzistencës dhe të përparimit të fisit tonë në këto hapësira. Prandaj, ne më poshtë të nënshkruarit, në emër të popullatës arbanase të qytetit të Gjakovës dhe të rrethinës, Ju lusim në mënyrën më të sinqertë që para se të vendosni për fatin tonë të ardshëm t’i dëgjoni dëshirat tona dhe lutjet, e ato janë TË NA LINI T’I TAKOJMË shtetit serb, nëse dëshironi që fisi ynë në këto anë të jetë i qetë dhe të përparojë në aspektin ekonomik e kulturor.
Ne kemi prejardhje serbe, qysh se mban mend njeriu jetojmë bashkë me serbët dhe flasim rrjedhshëm serbisht, prandaj edhe e kuptojmë serbishten. (Shih: AVIIB. P. IV. K. 48-9-1-27-1912).

Lexo po ashtu:  “L’Echo de Paris” ka botuar, të hënën e 5 majit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën ekskluzive të Isa Boletinit, të zhvilluar asokohe në Londër, ku si përkthyes i ka shërbyer Luigj Gurakuqi

3.
Në telegramin e tretë të falsifikuar, dërguar Konferencës Paqësore në Londër “nga Prizreni”, shkruan: “Ekselencës së Tij, ambasadorit – të Republikës së Francës, të Rusisë Cariste; të Perandorisë së Gjermanisë; të Perandorisë së Austrisë; të Mbretërisë së Italisë, të Britanisë së Madhe.

Ekselenca Juaj:
Në duart Tuaja dhe të shteteve të përfaqësuesve Tuaj të Fuqive të Mëdha është zgjidhja jetësore për ekzistencën dhe për përparimin e fisit tonë në këto hapësira dhe prandaj Ju lusim që, në emër të popullatës arbanase të Prizrenit dhe të rrethinës, të na ndihmoni dashamirësisht në zgjidhjen e fatit tonë, të mos na BASHKONI ME SHQIPËRINË BREGDETARE, por nëse na e doni rehatinë kulturore dhe prosperitetin ekonomik TË NA LINI NËN SHTETIN SERB.

Ne kemi prejardhje serbe, qysh se mban mend njeriu jetojmë bashkë me serbët, flasim serbisht, pjesa dërrmuese flet serbisht, ndërsa pakica e kupton serbishten.
Qysh se mban mend njeriu jetojmë bashkë me serbët, dhe është dëshirë jona e zjarrtë të na lini edhe më tej në shtetin serb”. (Shih: AVIIB. P. IV K. 48-9-27-1-1912).

Lexo po ashtu:  Fëmijët dhe ekrani televiziv, kur teprohet me kohën?

Këto janë falsifikime të tmerrshme! Serbia, kështu u sigurua se kur Peja, Gjakova dhe Prizreni “kërkojnë” të mbeten në Serbi, për pjesën tjetër të Kosovës nuk ka se çka bëhet fjalë.

Këto tri telegrame i shkruan oficerët serbë, dhe atë në Shkup, ndërsa populli shqiptar nuk u pyet për këto telegrame dhe as që ishte në dijeni që këto telegrame ishin shkruar ndonjëherë apo dërguar gjëkundi, shkruan MekuliPress.com 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *