Pasi u kthye ne Shqiperi Avni Rustemi u prit me entuziazem të madh nga populli shqiptar. Elita politike brenda vendit, por edhe fuqi te huaja e kishin përdorur atë për të eleminuar ose për të marë përsipër vrasjen e rivalit të tyre politik, Esat Pashë Toptanit.

Megjithatë, pas përfundimit të këtij “misioni” Avniu nuk i duhej më askujt…

Tentativa e pare per ta eleminuar, duke iu referuar shtypit te kohes dhe disa burimeve te pakonfirmuara sa duhet, i perket janarit te vitit 1921, kur gjate kthimit nga Vlora drejt Tiranes, makina me te cilen udhetonte se bashku me shoferin pesoi aksident.

Sipas gazetes “Koha” nr.30, 29 janar 1921, “Avniu tone shpetoi faqe bardhe po duhan te thone se shoferi ishte i porositur”.

Se sa i sakte ishte ky njoftim, mbetet per tu verifikuar. Ajo qe eshte e vertete eshte se vrasja e tij ishte ceshtje kohe…/Hasan Bello/

Lexo po ashtu:  Britania e Madhe aktivizon SAS kundër veprimtarive ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *