Elvis Hoxha

Ne mund të kishim patur një Kuvend tjetër, i cili të kërkonte me ngulm reciprocitetin si formë normale e të bërit të politikës. Ne mund të kishim patur një Kuvend e një gazetari tjetër që të kërkonte të kërcënohej Serbia ngaqë shkel hapur çfarë i është kërkuar, pra të ndalë aksionin e saj nëpër vende të humbur për të blerë çnjohjen e Kosovës.

Në mund të ngriheshim si Kuvend, media e shoqëri dhe të akuzonim hapur Serbinë se po mashtron këto vende mbi statusin e Kosovës. Por, në vend që të godasim Serbinë dhe t’i tregojmë aleatëve tanë se ajo nuk po respekton asgjë, ne godasim qeverinë dhe kryeministrin tonë si antiamerikan. Pra, aty ku duhet ta quajmë trajtojmw qeveri tonw si kundërshtuese të politikës serbomadhe, ne e quajmë atë antiamerikane.
Ne mund të kishim patur një Akademi Shkencash që të na mësonte se pjesëmarrja në njerëzim nuk përcaktohet nga forca, por nga besimi që vendosim te njerëzimi e te mendimi. Por ne kemi një Akademi që nuk vendos besim në mendimin dhe të ardhmen tonë.

Lexo po ashtu:  Rreziku/ Si po planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

Ne mund të ngriheshim si Kuvend, si shoqëri mediatike, intelektuale dhe civile kundër presidentit ilegal. Por jo! Ne e marrim fatalitetin për nomalitetin tonë. E dimë se presidenti ka kryer veprime kundër Kosovës duke e futur në biseda ku përfaqësimi dhe dinjiteti nuk kanë më vend.
Po të kishim një Kuvend, gjithë kjo që po them është diçka normale. Por jo te ne. Ne jemi nga ata që dërgojmë në Washington personazhin e Zululandit të Faik Konicës. Ne jemi personazhe të pamfleteve të mendimtarëve tanë të mëdhenj. Po si në këta pamflete, ne dërgojmë më të korruptuarit për të na përfaqësuar, e kur gjendemi para kurtheve që këta na ngrenë, atëherë si të hipnotizuar nga frikat tona të vjetra, shkojmë e biem në kurth. Nuk besoj se do ta dëgjoja në ndonjë vend normal pohimin e tipit “Nuk na duhet shteti, por na duhet aleati”.

Po të kemi pak shëndet moral dhe intelektual, e kuptojmë se këtu nuk janë në lojë aspak Shtetet e Bashkuar. Jo në lojë është vetëm një president i gatshëm të bëjë çdo pakt për veten, dhe një Skënder Hyseni, që nuk përfaqëson askënd. Konflikti ynë është ai i thjeshti: ne na pëerfaqësojnë ata që nuk na përfaqësojnë pothuaj aspak. Konflikti i madh është ai me veten: ne jemi të parët që e çnjohim veten. Ne kujtojmë se shteti është një atribut që na është vënë nga të tjerët, ndaj dhe mendojmë se mund të na hiqet po të mos ulim kokën. Në atmosferën e regjimit të vjetër, përfshirë kuvendarët, analistët, civilët, akademikët e tyre, lëkundet ideja e sëmurë se ne jemi të pashtetshëm, sillet aroma e pisët e frikës se ne jemi të vegjël dhe endacakë e të gjithë të tjerët perandori dhe autoktonë.

Lexo po ashtu:  Buxhovi: Në Uashington nuk kishte marrëveshje, as historike e as formale, por një letër zotuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *