Svastika është një simbol që është përdorur shekullin e kaluar nga njëri prej njerëzve më të urryer që kanë jetuar ndonjëherë, një simbol që tani përfaqëson vrasjen e miliona njerëzve dhe një prej luftërave më shkatërruese të historisë së njerëzimit. Por Adolf Hitleri nuk ishte i pari që e përdori këtë simbol. Në fakt, Svastika është përdor si një simbol i fuqishëm për qëllime pozitive mijëra vjet para se ta përdorte Hitleri, në shumë kultura dhe kontinente.

Fillesat shpirtërore të Svastikës

Për hindutë dhe budistët në Indi, por edhe vende të tjera aziatike, Svastika ishte një simbol i rëndësishëm për mijëra vjet. Ende sot ky simboli mund të shihet kudo në tempuj, autobusë, taksi dhe në kopertinat e librave.

Ai është përdorur gjithashtu në Greqinë e Lashtë dhe Romë, dhe mund të shihet edhe në mbetjet e qytetit antik të Trojës, që ka ekzistuar rreth 4.000 vjet më parë. Këtë simbol e kanë përdorur edhe Druidët e lashtë dhe Keltët, dhe kjo është vënë re në shumë objekte që janë zbuluar.

Lexo po ashtu:  Britania në kurthin e BREXIT, vendi drejt zgjedhjeve

Gjtihashtu, Svastika u përdor gjerësisht nga fiset nordike, madje edhe nga të krishterët e hershëm, apo Kalorësit Teutonikë, një urdhër ushtarak mesjetar gjerman, që u bë një urdhër fetar katolik. Por pse është kaq i rëndësishëm ky simbol dhe pse Adolf Hitleri vendosi ta përdorë atë?

Ditët pozitive të Svastikës

“Svastika” është një fjalë nga gjuha sanskrite që do të thotë “Është”, “Mirëqenie”, “Ekzistencë e Mirë” dhe “Fat i Mirë”. Por ajo njihet gjithashtu me emra të ndryshëm në vende të ndryshme, si “Wan” në Kinë, “Manji” në Japoni, “Fylfot” në Angli, “Hakenkreuz” në Gjermani dhe “Tetraskelion” ose “Tetragammadion” në Greqi.

Në vitin 1979, studiuesi i sanskrishtes P.R.Sarkar tha se kuptimi më i thellë i kësaj fjale është “Fitore e Përhershme”. Sarkar shtoi se çdo simbol mund të ketë kuptim pozitiv dhe negativ në varësi të mënyrës se si vizatohet.

Pra, në Hinduizëm, Svastika e shkruar më dorën e djathtë, është një simbol i Zotit Vishnu dhe Diellit, ndërsa Svastika e shkruar me të majtën është një simbol i Kalit dhe Magjisë. Kuptimi i dyfishtë i simboleve është i zakonshëm në traditat e lashta. Si për shembull simboli i pentagramit (yllit me pesë cepa), që shihet si negativ kur tregon drejtimin nga poshtë, dhe pozitiv kur tregon atë lart.

Lexo po ashtu:  Gjeopolitika e hijes së mëngjesit

Një simbolikë12.000 vjeçare

Svastika më e hershme e gjetur ndonjëherë është zbuluar në Mezine të Ukrainë, e gdhendur mbi një figurinë prej fildishi që daton 12.000 vjet më parë. Një nga kulturat më të hershme që dihet se ka përdorur Svastikën ishte një kulturë neolitike në Evropën Jugore, në zonën ku sot shtrihet Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, e njohur si Kultura Vinca, e cila daton rreth 8.000 vjet më parë.

Në besimin Budist, Svastika cilësohet si një simbol i fatit të mirë, prosperitetit, bollëkut dhe përjetësisë. Ai është i lidhur drejtpërdrejt me Budën, dhe mund të gjendet i gdhendur në statuja në thembrat e këmbëve dhe në zemrën e tij.

Thuhet se ai përmban mendjen e Budës. Në muret e katakombeve të krishtera në Romë, simboli i Svastikës shfaqet pranë fjalëve “Zotiko Zotiko” që do të thotë “Jeta e Jetës”. Ai mund të gjendet gjithashtu në dritaret e kishave misterioze të Shkëmbit Lalibela në Etiopi, dhe në kisha të ndryshme të botës.

Në Mitet Nordike, Odini përfaqësohet duke kaluar nëpër hapësirë ​​si një disk rrotullues ose Svastikë që sheh poshtë nëpër të gjitha botët. Në Amerikën e Veriut, Svastika u përdor nga popullit Navajo. Në Greqinë e Lashtë, Pitagora e përdori Svastikës me emrin “Tetraktis”,si një simbol që lidhte qiellin dhe tokën, me krahun e djathtë drejtuar parajsës dhe krahun e majtë drejt Tokës.

Lexo po ashtu:  A janë shqiptarët aq të vjetër sa mendojnë ata? Ja citimet e të huajve!

Svastika është përdorur ndërkohë nga fenikasit si simbol i Diellit, dhe ishte një simbol i shenjtë që përdorej nga priftëreshat .Si ka mundësi që kaq shumë vende dhe kultura të ndryshme, nëpër shumë epoka të ndryshme,përdorën të njëjtin simbol dhe me të njëjtin kuptim? Është ironike dhe për të ardhur keq, që një simbol i jetës dhe përjetësisë që është konsideruar i shenjtë për mijëra vjet, është bërë sot një simbol i urrejtjes. / Ancient Origins – Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *