Simone de Beauvoir u lind në Paris më 9 janar 1908.

Prindërit e saj ishin Georges Bertrand de Beauvoir, një sekretar ligjor i cili dikur aspironte të ishte një aktor dhe Françoise de Beauvoir (Brereur), vajza e një bankieri të pasur dhe katolike e devotshme.

Motra e Simone, Hélène, lindi dy vjet më vonë. Familja luftoi për të ruajtur statusin e tyre borgjez pas humbjes së pasurisë së tyre menjëherë pas Luftës së Parë Botërore dhe Françoise këmbënguli që të dy vajzat të dërgoheshin në një shkollë prestigjioze të manastirit. De Beauvoir vetë ishte thellësisht fetare si një fëmijë, në një pikë që synonte të bëhej murgeshë. Ajo përjetoi një krizë besimi në moshën 14 vjeçare, pas së cilës ajo mbeti një ateiste për pjesën tjetër të jetës së saj.

Simone de Beauvoir ishte një fenomen, një kapërcyell i kohës, një ngjarje në erën e re ku kërkonte të hynte femra, gruaja, nëna. Përkundër nënshtrimit dhe diskriminimit ndaj gruas, shkrimtare franceze, intelektualja, filozofja ekzistencialiste, aktivistja politike, veprimtarja e lëvizjes feministe dhe teoricienja sociale, i vuri pasionin dhe forcën e saj, energjinë dhe kurajon. Edhe pse ajo refuzoi ta konsideronte veten si filozofe, ndikimi që patën dy teoritë e ekzistencializmit feminist e vendosin atë në një vend të privilegjuar.

Jeta e saj ishte vërtetë një revolucion, një luftë e paepur për krijimin e një botëkuptimi të ri, një ere të re ku ajo kërkonte të integronte gruan. Kjo përpjekje, ky vetmohim, ky ngulm për të parë ëndrrën e saj teksa rrekej të gjallonte në një realitet teje të ashpër, deri më 14 prill të vitit 1986, kur ajo të shuhej në moshën 78-vjeçare.

Lexo po ashtu:  Pianistja e rrallë/ 106 vjeçarja publikon albumin e saj muzikor

“Por një femër rrallëherë ka arsye për të shprehur vetveten sipas gjendjes së saj shpirtërore. Ajo i shikon ndjenjat e saj në një dritë tjetër, dhe ndërsa u nënshtrohet atyre në mënyrë pasive, një interpretim nuk do të jetë më i vërtetë se tjetri… Për shumë femra, rruga drejt transhendencës është bllokuar: vetëm pasi ato s’bëjnë asgjë, ato dështojnë të bëhen diçka. Ato imagjinojnë pafundësisht se çfarë mund të ishin bërë, gjë që i shtyn të mendojnë se çfarë janë…”. Kësisoj trumbeton në asokohjen e ndryshesave të pakthyeshme të rolit që do të merrte gruaja në shoqëri, Simone de Beauvoir.

Kësaj gruaje që u kthye në legjendë e lëvizjes feministe i’u vu nga pas një e shkuar aspak dinjitoze. Emri dhe vepra e saj shpeshherë u gjetën nën shigjetimet e anatemës që kishin të bënin mbi mënyrën e jetës së shthurur që ajo bënte. Shumë akuza rëndojnë mbi të për sjellje jo të denja, aq sa në vitin 1939 u pezullua nga puna si mësuese për shfrytëzim seksual me të mitur. Këtë e pohon përmes një libri ish-studentja e saj, Bianca Lamblin kur Simone de Beauvoir jepte mësim në Lycée Molieri. Për një grua e cila i’a kishte lejuar vetes të ishte zëri dhe zemra e grave të persekutuara, kjo ishte aspak e favorshme. Akuzatorët nuk munguan kur ajo ishte ende në panteonin e lëvizjes feministe dhe politike, por edhe pas vdekjes. Gjithsesi kjo ishte pjesa e errët e Simone de Beauvoir, e papërfillshmja e së tërës së kësaj gruaje që bëri kaq shumë për lëvizjen feministe dhe dha kaq bujarisht mendimit feminist, filozofik, politik dhe letërsisë.

Lexo po ashtu:  Gratë e forta nuk pranojnë justifikime idiote nga askush!

De Beauvoir shkruan romane, ese, biografi, autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Ajo është e njohur për 1949 traktat saj seksit Së dyti , një analizë e detajuar e shtypjes së grave dhe një trakt themelore e bashkëkohore feminizmit ; dhe për romanet e saj, duke përfshirë edhe ajo erdhi për të qëndruar dhe e Mandarina .

Megjithatë Simone de Beauvoir mbetet ikonë e feminizmit, model i gruas së lirë që ka lënë gjurmë në disa breza femërorë me refuzimin e konvencioneve dhe me analizën rrënjësore që i ka bërë statusit femëror në veprën madhore “Seksi i dytë”, pavarësisht se ka shumë nga ata qe kujtojnë “dobësitë” e mendimit të saj filozofik. Padyshim që ky emër është lidhur me emrin e filozofit dhe partnerit të saj, Jean Paul Sartre,me të cilin ajo u angazhua dhe ndau jetën për më shumë se gjysmë shekulli.

Lidhja mitike Beauvoir-Sartre merr fund me vdekjen e tyre. Dy telefilma të prodhuar në 2006 rrëfejnë lidhjen e stuhishme të “Kastorit” – nofka që i kish ngjitur Sartri dhe të filozofit. Në moshën 21-vjeçare, Simone de Beauvoir arrin të bëjë shumë më tepër se moshataret e saj. Jep filozofi, boton romanin e parë “E ftuara”, më 1943. Kontrata që ajo lidh me Sartrin duke pranuar “dashuritë e rastit”, diskutimet për marrëdhëniet seksuale me shumë nga nxënësit e saj, bëjnë që të largohet nga sistemi zyrtar i arsimit. Arena e saj është feminizmi. Më 1949 boton “Seksi i dytë” ku kapitujt për seksualitetin, homoseksualitetin femëror shkaktojnë skandal dhe ngjall debate të ashpra. I përkthyer në 40 gjuhë, secili prej dy vëllimeve do të shitej më shumë se një milionë kopje.

Lexo po ashtu:  “Këtij vendi të bukur i mungon veç ti”, Letrër dashurie e Oscar Wilde

Beauvoir, fillimisht kish dashur të jetë shkrimtare. Më 1951 ajo merr Çmimin prestigjioz “Goncourt” për romanin “Mandarinat” që do ta bënte një nga autoret franceze më të lexuara. Delli i saj autobiografik në “Kujtimet” (1958), ku ajo përshkruan paragjykimet e mjedisit të saj borgjez dhe përpjekjet për të dalë prej andej, e bëjnë Beauvoir një figurë qendrore në jetën intelektuale. Tek aksionet e saj feministe hyjnë denoncimi që i bën dhunës ndaj grave në Algjeri dhe mbrojtja deri në vitet shtatëdhjetë e të drejtës së abortit.

Pas vdekjes më saj, më 14 prill 1986, shumë vepra kanë hedhur dritë në disa aspekte të rrugëtimit të Beauvoir, sidomos përlidhjen që ka patur me shkrimtarin amerikan Nelson Algren, i cili ka të ngjarë të ketë qenë pasioni dashuror i jetës së saj.

Pas vdekjes, vepra e saj reziston më mirë se ajo e Sartrit, tashmë e braktisur disi. Më rastin e 100- vjetorit të lindjes, asaj i janë kushtuar disa libra si “Beauvoir në të gjitha moshat” shkruar nga Ingrid Galster, “Kastori i luftës” i Danielle Sallenave, “Simone de Beauvoir” shkruar nga Huguette Bouchardeau, “Beauvoir, një grua e shekullit të saj” e Marianne Stjepanovic-Pauly dhe “Simone de Beauvoir. Shija e jetës” e Jean-Luc Moreau. /Albert Vataj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *