SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

KRYESIA E SINDIKATËS

Kërkesë Kuvendit:

1.Të shkartkohet Bordi i RTK-së

2.Të formohet Komisioni Hetues Parlamentar

04 Nëntor 2020-

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK), bazuar në vendimet e jashtëlgjshme dhe tejet të dëmshme për RTK-në, Publikun dhe të punësuarit e saj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së.

Në listën e mëposhtme janë vetëm disa prej vendimeve të dëmshne të Bordit të RTK-së:

1. Zgjedhja e drejtorit gjeneral të RTK-së pa votën e 2/3 të anëtarëve të Bordit ashtu siç parashihet në nenin 32 të ligjit të RTK-së.

2. Zgjedhja në pozitën e Drejtorit të RTK 2 e personit i cili duke qenë redaktor i portalit kosovo–online.com, ka shtyrë përpara axhenda të dëmshme për vendin, njëra prej tyre është ndarja e RTK 2 prej RTK, duke e cenuar kështu sigurinë shtetërore.

3. Zgjedhja në pozitën e zëvendës drejtorit gjeneral të RTK-së e personit i cili në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2019, votuesit i kishte quajtur prorus dhe antiperëndimorë.

4. Vetëm përgjatë këtij tetori janë realizuar pesëmbëdhjetë punësime të reja, megjithë gjendjen e vështirë financiare si pasojë e borxheve milionëshe të krijuara nga shpenzimet e pakontrolluara të cilat po e rrezikojnë çdo ditë stabilitetin e RTK-së.

Lexo po ashtu:  Sot 5 vite nga vdekja e bardit së letërsisë shqipe, Dritëro Agollit

Madje në kuadër të këtyre punësimeve janë pranuar punëtorë të rinj edhe në Radio Kosovë ku janë të punësuar rreth dyqind (200) persona.

5. Mos pagesa, për pesë muaj rresht e Trustit të të punësuarve, edhe pse paratë atyre iu ishin marrë nga pagat në fillim të çdo muaji. Ky veprim i tyre është bërë pa dijeninë e të punësuarve.

Si pasojë e kësaj papërgjegjësie, të punësuarit e RTK -së për këtë periudhë kohore janë dëmtuar financiarisht, pasi që Trusti Pensional, paratë e grumbulluara nga të punësuarit i investon kryesisht në tregje ndërkombëtare dhe përfitimet e realizuara nga këto investime ua ndan të punësuarve kontributdhënës.

6. Veprimet diskriminuese ndaj të punësuarve gjatë shpërndarjes së ndihmave solidare.

Ndihmat solidare të cilat u jepen të punësuarve për rastet e vdekjeve, për më shumë se dy vjet janë shpërndarë në mënyrë selektive.

7. Veprimet diskriminuese gjatë procesit të avancimeve. Një grup i të punësuarve rastin e kanë proceduar në gjykatë për trajtim.

SPRTK përveç shkarkimit të Bordit, kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës t’i nisë procedurat për formimin e Komisionit Hetues Parlamentar me qëllim të kuptimit të vërtetës rreth ligjshmërisë së kontratave pa mbulesë financiare, në vlera milionëshe, të cilat po e rrezikojnë seriozisht funksionimin e mëtutjeshëm të RTK-së.

Lexo po ashtu:  Zbulohen arkivole 2500 vjeçare në Egjipt – Brenda kishin ‘mumje’ të konservuara në kohë

SPRTK në misionin e saj do të vazhdojë të ketë mbrojtjen e interesit të Trasmetuesit Publik dhe të punësuarve të saj, duke e denoncuar publikisht në organet përkatëse çdo veprimtari të kundërligjshme.

Ne presim nga të zgjedhurit e Popullit, që të reagojnë shpejt dhe të jenë efikas në trajtimin e kesaj çështjeje shumë të rëndësishme për Transmetuesin e vetën Publik në vend.

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *