SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

KRYESIA

Konkursi per drejtor te Radios që në fillim të tij ka pasur parregullsi.

Më poshtë gjeni shkeljet e konstatuara nga Sindikata e Pavarur e RTK-së:

1.      Është shkelur Rregullorja për përzgjdhjen drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-së.

 

 

Komisioni vlerësues është themeluar jashtë afatit të paraparë në këtë rregullore.

(Bordi lehtë mund ta vërtetojë këtë parregullsi duke kërkuar vendimin e themelimit të komisionit vlerësuses).

Në nenin 19 pikën 1 të kësaj rregullore thuhet se drejtori i përgjithshëm brenda tri (3) diteve nga dita e publikimt të konkursit publik me vendim të veçantë themelon komisionin përzgjedhës prej pesë anëtarëve ku njëri nga ta do të jetë kryesues.

2.      Përbërja e komisionit 

 

Në përbërje te komisionit nuk janë perfshirë Menaxhmeti i lartë si:

-Zv. Drejtori Gjeneral

-Drejtori i TV-së

-Drejtori i Financave dhe Administrates,

 por janë përfshirë  persona qe kanë pozita të nivelit më të ulët se ajo e drejtorit të Radios, madje edhe me pozita të Ushtruesit të Detyrës siç ishte rasti i kryetares së komisionit vleresues:

-Redaktori pergjegjës i komuniteteve (i pergjigjet kryeredaktorit në RTK 1)

-Redaktori pergjegjës në Radio (i pergjigjet kryeredaktorit në Radio)

-Udheheqësi i Teknikës (i pergjigjet drejtorit ne RTK-TV )

-Ud. kryeredaktori i RTK3 (i pergjigjet drejtorit te TV-se, dh si Ushtrues  Detyre në këtë pozitë është për më tepër se gjashtë muaj).  Kjo paligjshmëri dhe disa të tjera që kanë tejkaluar periudhën gjashtë mujore si UD,  presim të evidentohen  në raportin e Auditorit Gjeneral i cili eshte duke e audituar RTK-në.

-Drejtori i RTK2 i cili ishte në përbërje të komisionit ka konflikt interesi me kandidatin e vlerësuar me më së shumti pikë nga komisioni vlerësues për shkak se ky i fundit mban pozitën e ndihmës drejtorit gjeneral për RTK2.

Lexo po ashtu:  Një studim i rrallë francez për shtypin shqiptar të viteve 1848-1939

Në pershkrimin e detyrave të punës të ndihmës drejtorit gjeneral për RTK2 thuhet “zgjedh dhe shkarkon personelin e RTK2″.

Kur jemi te pozita e ndihmës drejtorit gjeneral për RTK2, te cilën që nga 1 shtatori 2022 e ushtron Arsim Halili, vlen te theksohet se kjo pozitë nuk figuron fare në rregulloren “Metodologjia e Percaktimit te Nderlikueshmerise së Vendeve te Punes”, që do të thotë se nuk ka të percaktuar as koeficient të pagesës.

Kjo pozitë i është dhënë Arsim Halilit arbitrarisht, pa konkurs, pa njoftim dhe miratim të Bordit, në bazë të një vendimi të nënshkruar nga drejtori gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj, ku në mënyrë paushalle i caktohet paga në vlere prej 1402 euro (presim që edhe ky rast të trajtohet nga Auditori Gjeneral).

Ne konkursin paraprak, kur drejtori Ahmetxhekaj kritikohej se pse në komisionin përzgjedhës të drejtorit të Radios po i perfshinë personat me pozita më të ulëta se sa  pozita e drejtorit të Radios, ai arsyetohej se nuk po ka mundësi të veprojë ndryshe përshkak se nuk është kompletuar menaxhmenti.

3.      Anshmëria e shprehur haptazi nga kryetarja dhe njëra anëtare e komisionit për kandidatin, Arsim Halili.

 

Kryetarja e komisionit, Meneta Zekaj e ka vlerësuar dokument strategjinë e kandidatit Arsim Halili me 45 poena, qe i bie 5 poena më shumë se maksimalja e lejuar.

Për këtë veprim asaj i ishte tërhequr vërejtja nga të pranishmit duke i thënë se për “Strategji” maksimumi i poenave të lejuar është 40, gjë që e ka shtyrë kryetaren Zekaj ta zbres vlerësimin në 40 pikë.

Arsim Halili ishte i katërti në listën e të intervistuarve dhe si është e mundur qe kryetarja Zekaj mos ta dinte  deri te intervistuari i katërt se maksimumi i poenava për strategji është 40?!

 Nëse kryetarja Zekaj, me të vërtetë ka menduar (siç ishte arsyetimi i saj) se maksimumi i poenave për strategji është 50, atëherë i bie se tre kandidatët e parë janë poentuar nga ajo bazuar në kuotën maksimale 50 e jo 40 sa ishte në të vërtetë.

Lexo po ashtu:  +++Facebook me vendime dramatike+++

Kryetarja Zekaj e ka vleresuar kandidatin Halili me 97 poena nga 100 sa ishte maksimumi.

Anëtarja e komisionit, Rabisha Muhaxhiri e kishte poentuar Arsim Halilin me  99 pikë nga gjithsej 100 sa ishin në total.

Madje poentimin e një pergjigjeje me 9 pikë e  kishte arsyetuar jo me mosdijen e Halilit por që të mos flitej se e ka vlerësuar me krejt dhjetëshe.

Po ashtu ne vleresimin e “Strategjise” së kandidatit Rexhep Tershnjaku, anëtarja e komisionit,  Muhaxhiri ka deklaruar se po e vlereson me 18 pikë për shkak të mundit të bërë në shkrimin e strategjisë e jo përmbajtjes së saj.

4.      Mungesa e përvojës menaxheriale

 

Arsim Halilit i është llogaritur si përvojë menaxheriale angazhimi në pozitën e Redaktorit të Edicionit.

Vendi i Punës Redaktor i Edicionit,  në formularin ku përfshihen të dhënat për mbikëqyrjen shihet qartë që ka ZERO pikëqë do të thotë se kompetencat menaxheriale në këtë pozitë janë zero. (të bashkangjitur gjeni dëshminë).

SPRTK i rekomandon Bordit anulimin e këtij konkursi i cili fund e krye eshte i manipuluar.

Gjithashtu, Bordi duhet ta thërras në pergjegjësi drejtorin gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj i cilli per tash e 14 muaj është duke e penguar ecjen përpara të proceseve në  Transmetuesin Publik,  për shkak se me çdo kusht po mundohet të sistemoj në pozita vendimarrëse persona përçarës, jobashkëpunues, pa kredibilitet, të papërvojë në menaxhim, me të vetmin kriter që e plotesojnë: janë shokë të tij.

Mjafton t’i rikujtojmë faktet të cilat e ndërlidhin z.Ahmetxhekaj me Arsim Halilin, për të cilat me kohë kishte alarmuar SPRTK:

Lexo po ashtu:  Nga MekuliPress: Pablo Escobar, media e keqe dhe Kosova

 

– Vetëm disa ditë pas ardhjes në krye të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj i futë duart në gjykatë, e ndërpren procesin gjyqësor që e kishte RTK me Arsim Halilin, duke i  pranuar të gjitha kërkesat e tij, përfshirë 21mijë euro kompenzim për të, të  cilat do të paguheshin  nga buxheti i RTK-së. Menjëherë pas këtij veprimi ai e emëron, Halilin si zëvendës të vetin, pra në postin e ud. drejtorit gjeneral. Pak kohë pas  nisjes së hetimit nga prokuroria speciale për këtë rast, Arsim Halili tërhiqet nga përfitimi prej 21 mijë euro.

Pra, të nderuar kolegë, po mos të ishte denoncimi dhe reagimi publik i Sindikatës, RTK sot do t’i kishte 21 mijë euro më pak në buxhetin edhe ashtu te varfër të saj.

Arsim Halili ishte në kontest gjyqësor me RTK-në për shkak të ndëshkimit nga komisioni diciplinor i RTK-së  për komente homofobe.

Këshilli i Mediave të Shkruara, i cili është një lloj gjykate për gazetarët e kishte dënuar  gjuhën e përdorur nga redaktori Arsim Halili duke e quajtur denigruese për komunitetin LGBTI.

-Drejtori, Shkumbin Ahmetxhekaj ia propozon Bordit të RTK-së emrin e Arsim Halilit për postin e zëvendëas drejtorit gjeneral, propozim ky që refuzohet nga Bordi.

 -Drejtori, Shkumbin Ahmetxhekaj e emëron z.Halilin  në pozitën e ndihmës drejtorit gjeneral të RTK 2, duke ia caktuar pagën në mënyrë paushalle në vlerë  prej 1402 euro. Ky emrim bëhet pa garë të brendshme apo të jashtme, pa vlerësim të njohurive bazike për këtë pozitë siç është njohja e gjuhës serbe pasi që bëhet fjalë për kanalin në gjuhën serbe, pa vlerësim të mundësive buxhetore kur dihej se RTK ballafaqohej me vështirësi të mëdha financiare si pasojë e shkurtimit të buxhetit, borxheve milionëshe etj.

Me respekt,

Kryesia e SPRTK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *