Është një gjë të shoqërohesh me një djalë dhe është tjetër gjë të martohesh me të. Si ta dish se ke takuar njeriun e duhur? Babai i një gazetareje të revistës Cosmopolitan i shkroi të bijës një letër shumë të ëmbël, plot këshilla se si ta njohë njeriun ideal, atë me të cilin do të martohet!

1.Të bën për të qeshur? Atëherë martohu me të

E dashura ime: jeta është një gjë e bukur, por do të ketë raste kur ti do qash dhe do vuash. Dhe unë nuk do të jem më me ty për të të thënë histori karagjoze që ti të gjesh përsëri buzëqeshjen tënde, si dikur kur ishe fëmijë dhe të bëja të qeshje edhe pse i kishe lotët ende nëpër qerpikë. Gjej një burrë që të të bëjë të qeshësh me zë të lartë, madje edhe në momentet më të errëta. Humori është sinonim i inteligjencës së madhe. Dhe ti e meriton një njeri shumë inteligjent.

Lexo po ashtu:  Interesante/ 20 fakte psikologjike, që do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush

2.Do që ta njohësh vërtet? Inatose

Ti nuk mund të thuash se e njeh një person derisa të shohësh se si reagon kur zemërohet. E humb kontrollin? A thotë gjëra të papërshtatshme? A bëhet i dhunshëm? Dhe pastaj: si vendoset paqja? Nëse martoheni, do të keni dhjetë, njëqind, një mijë grindje për njëmijë gjëra. Nëse ai është një djalë që kalon limitin dhe nuk të respekton tani, imagjino pas dhjetë vjetësh.

3.Mos të të mbulojë me dhurata, por të jetë xhentil

Paraja nuk është lumturia. Por është një mjet për të të lumturuar. Ato duhet të përdoren për të bërë gjëra të bukura. Dhe çfarë mund të jetë më e bukur se bujaria? Nuk po them që duhet të të mbulojë me dhurata të shtrenjta, por është gjesti ai që ka rëndësi: të paguajë një darkë jashtë, të të blejë një tufë lulesh, të jetë galant me ty. Një burrë duhet ta bëjë patjetër këtë gjë për gruan e tij.

Lexo po ashtu:  Varësia e keqe tek teknologjia: 5 rregulla për të rifituar komunikimin e humbur me fëmijët

4.Sigurohu që të jetë një burrë që ta dijë se çfarë është lodhja

Dhe me lodhje e kam fjalën pikërisht për atë fizike. Në këtë pikë babai yt është shumë tradicional. Nuk është e nevojshme të jetë minator (edhe pse s’do kishte asnjë problem po të ishte), por zgjidh një njeri që të paktën një herë në jetën e tij të ketë ulur kurrizin dhe të ketë lëvizur duart për të marrë atë që dëshiron. Vetëm kështu ai do të luftojë për të pasur dashurinë tënde. Një njeri që nuk përpiqet nuk është i denjë të jetë pranë teje.

5.Vëzhgo se si sillet me kamerierët

Nëse jeni jashtë për darkë dhe e sheh se po sillet vrazhdë me kamerierët, çohu dhe ik. Një njeri që ushtron fuqinë e tij me ata që, sipas rolit ose kushteve, detyrohen të jenë të sjellshëm, nuk janë burra. Kush ngre zërin me të dobëtit është frikacak. Ai gjithmonë do ta bëjë një gjë të tillë: me ty kur të kesh nevojë për të, dhe ndoshta edhe me fëmijët tuaj kur ata ta zemërojnë. Ki kujdes se si sillet me kafshët: një njeri që ngre dorën mbi një qen (përveç nëse po të mbron nga një tufë ujqërish) nuk e meriton dashurinë tënde.

Lexo po ashtu:  10 gjërat që ndodhin kur prindërit qëndrojnë sëbashku vetëm “për hir të fëmijëve”

6.Nëse nuk të adhuron për atë që je, atëherë nuk të meriton

Mos harro, zemër: ti ke lindur perfekte. Nëse ai nuk e kupton këtë, atëherë nuk është për ty. Nëse ai kërkon që të ndryshosh, ndalu dhe mos bëj asnjë hap. Ti je shumë mirë ashtu siç je.

Me dashuri, babi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *