Në Kashar të Tiranës është hapur një sipërmarrje e re agroturistike e pajisur me një kantinë ku po eksperimentohen verëra me varietete autoktone.

Sipërmarrja quhet “Cassar”, si emri i vjetër i dokumentuar i Kasharit, investim kryer falë investimit të Sokolit, mbështetur edhe nga programi IPARD në masën e diversifikimit të fermës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca bashkë me disa nga deputetët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vizituan këtë sipërmarrje, gjatë punëve që po kryejnë këto javë me ligjin e ri të verës dhe vreshtarisë, si dhe marrëveshjen e re sektoriale për programin IPARD III që po shqyrtohet në komisione.

“Ishte kënaqësi t’i prezantoja deputetët me një shembull të punës së kryer në territor përmes programit IPARD II”, u shpreh ministrja Krifca.

Ministrja tha se, ky është një investim i rëndësishëm për Kasharin, për të tërhequr vizitorë, me kuzhinë ku mbizotërojnë produktet e fshatit dhe të zonës të cilët kanë një mundësi të re tregtimi./ atsh /

Lexo po ashtu:  Britania e Madhe aktivizon SAS kundër veprimtarive ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *