Ambasada ruse në ShBA ka reaguar rreth lajmeve të qarkulluara në media për dërgimin në Ukrainë të sistemit mbrojtës Patriot, që do të rriste ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse të Kievit.

Nëse informacioni konfirmohet ne do të dëshmojmë një tjetër hap provokativ që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, citohet deklarata.

Nuk dihet se çfarë do të thotë një gjë e tillë por aktualisht Rusia po provon atë që ka provuar ShBA në Siri vite më parë kur sulmi ajror u pezullua nga Kongresi, pas lajmit se Moska furnizoi Assadin me sistemin S-400.

Po kështu në kontekstin ushtarak lajmi pason njoftimet zyrtare për përdorimin e dronëve iranianë nga Rusis, një gjë që është parë me shumë shqetësim në ShBA dhe refuzimin e momentit nga Pentagoni për të furnizuar Ukrainën me bomba thërmuese.

Lexo po ashtu:  Një shoqëri që harron të dobëtit: Kur mediat harrojnë njeriun e thjeshtë - 𝐊𝐮𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐪𝐞𝐯𝐢 𝐒𝐢𝐦𝐚𝐤𝐮 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐬

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *