Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Një pjesë të bisedës kryeministri e ka bërë publike për qytetarët teksa i shpreh presidentit ukrainas dhe qytetarëve të tij gjithë solidaritetin në betejën për ruajtjen e pavarësisë.

Biseda e zbardhur:

ER: Alo?
VZ: Alo, Kryeministër,
ER: Po
VZ: Jam Presidenti I Ukrainës
ER: Z. President, si jeni?
VZ: Falemnderit shumë, Z. Kryeministër, falemnderit për këtë telefonatë
ER: Jo, falemnderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.

VZ: Faleminderit Kryeministër. Nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj që ne e kemi edhe aftësinë edhe forcën tonë…

Postimi i plotë:

?????Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Kush ishte vullnetari japonez i UÇK-së? (VIDEO)

I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse?????

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur sot se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kanë biseduar për situatën atje pas agresionin rus.

Zelensky në një postim në Twitter ka vlerësuar ndihëm praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky.

Ndryshe sot në ora 9:00 është arritur marrëveshja për armëpushim të përkohshëm në dy qytetet ukrainase Mariupol dhe Volnovakha.

Lexo po ashtu:  Ja pse besohej që patkoi i kalit është fatndjellës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *