Një zëdhënës amerikan ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ftuar ambasadorin rus për të përcjellë kundërshtimet e forta në lidhje me rrëzimin e dronit amerikan Reaper mbi Detin e Zi.

Sipas CNN, Zëdhënësi Ned Price, ka thënë se “takimi i nivelit të lartë më Anatoly Antonov”, pritet të bëhet pasditën e së martës, ndërsa ka njoftuar se ambasadori rus do të “dëgjojë drejtpërdrejt nga zyrtarët e lartë për kundërshtimet e forta ndaj asaj që ishte qartësisht një përgjim i pasigurt dhe joprofesional nga ana e një avioni rus”.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës u raportua se një avion luftarak rus ka detyruar rrëzimin e një droni të Forcave Ajrore të ShBA-së mbi Detin e Zi, pasi i kishte dëmtuar helikën.

Sipas CNN, droni Reaper dhe dy avionë SU-27 Flanker, ishin duke operuar mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi, kur një nga avionët rusë kishte fluturuar qëllimisht përpara dronit pa pilot, duke i hedhur karburant para.

Më pas sipas raportimeve një nga avionët rusë kishte dëmtuar helikën e Reaper, e cila është e montuar në pjesën e pasme të dronit, duke detyruar ShBA-në të rrëzojë dronin e saj në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi.

Lexo po ashtu:  Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza

Kujtojmë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tensionet mes ShBA-së dhe Rusisë vetëm se janë rritur me kërcënime e provokime të herëpasherëshme nga të dyja palët, e ndërkohë që avionët rusë dhe amerikanë kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë gjithë rrjedhës së luftës, incidenti i fundit më dron është ndërveprimi i parë i njohur që potencialisht mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm mes dy vendeve në një kohë kritike të luftimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *