Një nga temat e diskutuara në televizionin “Fax News”, me kreun e Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ishte edhe situata në Kosovë. Z. Kokëdhima theksoi faktin se, shkarkimi i Albin Kurtit është një nga aktet më tradhëtore në shekullin e 21.

Sipas Z. Kokëdhima: “Akti i shkarkimit të Kurtit është gjëja më e rëndë që ka ndodhur që nga çlirimi i Kosovës. Nëse ka një akt tradhëtie të shqiptarëve në shekullin e 20 dhe 21, nga më të rëndët është kjo që ka ndodhur me shkarkimin e qeverisë Kurti. Sot Kosova kërcënohet nga coptimi. Disa tradhëtarë disa maskarenjë, disa të shitur, duan të shkëmbejnë troje shqiptare me troje shqiptare. Kombe të tjera, vende të tjera, i kanë humbur territoret e tyre 1500 vjet më parë, ata nuk e kanë legjitimaur territoret e tyre që kanë humbur. Ne nuk duhet t’i bëjmë kurrë këto shkëmbime. Nuk duhet të ekzistojnë në tryezat e shqitparëve opsioni i shkëmbimit të territoreve. Historinë do ta tregojmë, brezat e ardhshëm duhet ta kenë rrugën të hapur nga ne. Ne nuk do të pranojmë të legjitimojmë coptimet që i janë bërë trojeve tona në të kaluarën”.

Lexo po ashtu:  Mushkolaj: Ministri i Mbrojtjes, Mehaj bëri skandalin më të madh në këtë Qeveri

“Këta janë pa vetëdije. Këta duan të shkëmbejnë gjithçka me asgjë. Atë e bëjnë për karrierën e tyre. Kemi lindur të jemi njerëz, baballarë, nëna, bijë dhe shqiptar. Por jo kryeministra dhe president”, shton ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *