Fëmijët e moshës 3 – 5 vjeç janë shumë kuriozë për botën që i rrethon, kështu që duhet të prisni të dëgjoni shumë pyetje ‘kush’, ‘çfarë’ dhe ‘pse’.

Ndërkohë që fillojnë të kuptojnë botën, mund të ndodhë që herë pas here të kenë mungesë përqendrimi. Mund t’ju duket sikur fëmija juaj nuk po ju dëgjon por në fakt ai mund të jetë duke menduar akoma për diçka që ju thatë 5 minuta më parë.

Të qenit i pavarur është shumë e rëndësishme për fëmijët e kësaj moshe, ata duan t’i bëjnë gjërat vetë. Por ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj që të ndërtojnë vetë – vlerësimin dhe vetë – besimin. Vëmendja pozitive, lavdërimet dhe mundësitë për të praktikuar aftësi të reja do t’i ndihmojë.

Pse është diçka e mirë për fëmijët të shkojnë në kopësht?

Fëmijët përfitojnë shumë nga të shkuarit në kopësht në këtë moshë. Disa prej tyre mund të duan kohë të mësohen me kopshtin apo të kenë dhe frikë. Por, ia vlen që të shkojnë sepse kopshti u jep fëmijëve shansin për të bërë shokë dhe për të praktikuar aftësi si ndarja e gjërave dhe mbajtja e rradhës. Në kopësht fëmijët mund të fillojnë të mësojnë rreth ndjekjes së rregullave dhe të sillen mirë me fëmijë të tjerë.

Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh kur nuk lani dhëmbët?

Shqetësimet e sjelljes tek fëmijët e moshës 3 – 5 vjeç

Ankthi                                                                                 

Ankthi është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, dhe fëmijët e moshës parashkollore shpesh kanë frikë gjëra si të qënurit vetëm dhe qëndrimi në errësirë. Nëse fëmija juaj shqetësohet shumë apo shfaq shenja të ankthit, ju mund ta mbështesni atë duke kuptuar frikërat e tij. Inkurajojeni atë të bëjë gjërat që mund t’i ketë me pak ankth dhe Lavdërojeni kur kjo ndodh. Por nëse ky ankth po ndikon në jetën e fëmijës suaj dërgojeni tek një specialist.

Ngacmimi apo bullizmi                                                           

Ngacmimet mund të jenë shkatërruese për vetë – besimin dhe vetë – vlerësimin tek fëmijët, sidomos në moshën parashkollore. Nëse fëmija juaj po ngacmohet në kopësht, ai ka nevojë për shumë dashuri dhe mbështetje, si në shtëpi edhe në kopësht. Ai gjithashtu ka nevojë të dijë që ju do bëni diçka për të ndaluar këtë gjë.

Lexo po ashtu:  Nga spinaqi deri tek çokollata/ Këto janë të gjitha ushqimet që rrisin lumturinë dhe luftojnë stresin!

Zënkat                                                                              

Mosmarrëveshjet dhe zënkat mes fëmijëve janë shumë të zakonshme. Disa faktorë që ndikojnë në zënka janë:  temperamenti, mjedisi, mosha dhe aftësitë. Ju mund të punoni me këta faktorë që të trajtoni zënkat në familjen tuaj.

Kafshimi i thonjve                                                           

Shumë fëmijë kanë zakone si kafshimi i thonjve dhe përdredhja e flokëve. Këto zakone mund t’ju bezdisin, por zakonisht nuk janë asgjë për tu shqetësuar. Shumica e tyre largohen vetë me kalimin e kohës.

Gënjeshtrat                                                                         

Lexo po ashtu:  Pesë ushqime që femrat mendojnë se nuk duhet t’i hanë gjatë shtatzënisë, por në fakt janë të sigurta

Mund ta keni kapur fëmijën tuaj duke thënë një gënjeshtër. Gënjeshtrat janë pjesë e zhvillimit dhe shpesh fillojnë rreth moshës 3 vjeçe. Zakonisht është më mirë tu mësoni fëmijëve të vegjël vlerat e të qenurit të ndershëm dhe të treguarit të vërtetës se sa ti dënoni ata për gënjeshtra të vogla.

Shpërthimet e inatit                                                             

Nëse fëmija juaj ka shpërthime të inatit, mund t’ju ndihmojë të kujtoni se ai po mëson akoma mënyrat  e duhura për të shprehur veten dhe ndjenjat e tij. Nëse punoni në reduktimin e stresit të fëmijës suaj, të kuptoni ndjenjat e tij, dhe të kuptoni se çfarë i shkakton këto shpërthime fëmija juaj duhet të ketë më pak shpërthime pas moshës 4 vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *