Ky është vendimi i qeverisë që ndalon hyrjen me targa të Serbisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të autmojeteve.

Mediat kanë siguruar dokumentin e nënshkruar nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas këtij vendimi obligohet që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtij vendimi targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove.

Lexo po ashtu:  - Albin Kurti nuk është antiamerikan, siç po përpiqen dëshpërimisht të thonë disa medie dhe disa eksponentë të korrupsionit. Përkundrazi, Albin Kurti kërkon respektin e ShBA-së për Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *