Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber, ka komentuar arrestimet e para të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Weber ka thënë se skandali me dosjet sekrete të Speciales, është pjesë e luftës shumëvjeçare nga ata që kërcënohen me padi, me qëllimin për t’iu shmangur drejtësisë duke minuar punën e Gjykatës.

Eksperti gjerman ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky është kapitulli i fundit i luftës “së dështuar” për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

“Epo, saga për rrjedhjen “misterioze” të disa dokumenteve sekrete të Gjykatës Speciale është pjesë e luftës shumëvjeçare nga ata që kërcënohen me padi për t’iu shmangur drejtësisë duke minuar punën e Gjykatës. Ashtu si lufta 3-vjeçare për një marrëveshje të rrezikshme, tradhtare të shkëmbimit të tokës me Serbinë, ky duket të jetë kapitulli i fundit në atë luftë, që konsiderohet e dështuar”, ka deklaruar Weber.

Ai ka theksuar se rrjedhja e dosjeve të dëshmitarëve, tregon që ata nuk janë të sigurt në Kosovë dhe se kjo rikonfirmon domosdoshmërinë për formimin dhe punën e Gjykatës Speciale.

Lexo po ashtu:  Pesë gjerat e para që vënë re meshkujt kur ju shohin të zhveshura

“Është një ironi e trishtueshme që vetë rrjedhja e dosjeve të dëshmitarëve ka efektin e kundërt të asaj që synon – ajo rikonfirmon domosdoshmërinë për formimin dhe punën e Gjykatës Speciale, megjithë rrethanat historike kontradiktore dhe të vështira të krijimit të saj. Dëshmitarët nuk janë të sigurt në Kosovë për të gjykuar krimet e luftës të kryera nga shqiptarët e Kosovës në vend”, është shprehur më tej analisti për Ballkanin.

Weber ka deklaruar se Kosova duhet të lejojë që Specialja të kryejë punën e saj, pasi sipas tij, ballafaqimi i saj me kapitullin e errët të së kaluarës, do të forcojë demokracinë dhe shoqërinë e Kosovës. Me këtë, siç ka thënë ai, ndërkombëtarët do të drejtonin vëmendjen në Beograd, për ndjekjen penale të krimeve të luftës në Kosovë.

Eksperti gjerman, ka theksuar nuk do të ketë destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë.

“Kosova duhet ta lejojë Gjykatën Speciale të bëjë punën e saj, të ballafaqohet me të kaluarën. Ballafaqimi me kapitullin e errët kosovar të së kaluarës së afërt do të forcojë kapacitetet demokratike të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, dhe nuk do të destabilizojë vendin. Kjo do të ishte një bazë shumë më e mirë për të drejtuar vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në Beograd, për ndjekjen penale të krimeve të luftës nga Serbia që nga ngritja e Vuçiqit”, ka thënë Bodo Weber

Lexo po ashtu:  Pse kirurgët kanë veshje blu ose të gjelbër në sallën e operacionit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *