Në vendosjen e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese të publikuar sot, në pikën 3 është hequr paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës.

Ky është versioni i publikuar javën e kaluar: Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.

Ndërkaq në versionin e sotëm shkruan: III- Të shpallë me shumicë votash, që DEKRETI (nr. 24/2020) i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 (Kompetencat e Presidentit) në lidhje me nenin 95 )Zgjedhja e Qeverisë) të Kushtetues së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq paragrafi 4 i Kushtetutës i cili është hequr nga versioni final thotë: Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Lexo po ashtu:  - Deputeti ka imunitet, ministri jo. Kushdo që na deklaron se është i vjetër në politikë këtë duhet ta dijë. “Kryeministri siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *