Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i zhgënjyer me hartimin e teksteve mësimore historike të publikuara nga CDRSEE e Selanikut.

Ai për këtë ka kritikuar historianin dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Frashër Demaj, i cili ishte përfaqësues i Kosovës në këtë projekt.

Gashi ka thënë se Kosova në këto libra është përfaqësuar pa dinjitet.

Në këta libra, gruaja shqiptare paraqitet e paarsimuar që nuk flasin asnjë gjuhë tjetër. Ndërsa, gratë serbe përshkruhen si më të shquarat e të gjitha kombeve në botë.

Reagimi i Gashit në Facebook:

Përfaqësuesi i Kosovës në projektin për hartimin e teksteve mësimore alternative, të publikuara nga CDRSEE e Selanikut, me mbështetje financiare edhe nga BE-ja, kishte deklaruar këto ditë se Kosova në këtë projekt është përfaqësuar me dinjitet.

Ja me sa dinjitet është përfaqësuar Kosova:

«Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre».

Në të vërtetë, Serbia është përfaqësuar me dinjitet në këtë projekt:

«Gruaja serbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të te gjitha kombeve në botë».

Lexo po ashtu:  Shefi i Pfizer jep lajmin e shumëpritur: Do t’i rikhehemi normalitetit në pranverë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *