Vedat Muriqi mbetet në radarin e WBA.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, po kompleton një sezon të jashtëzakonshëm te Fenerbahce, me 15 gola të shënuara në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Forma e mirë e djaloshit nga Prizreni, ka bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Një kalim i Muriqit në Premierligë është shumë i mundshëm, me WBA që po shpreh interesim për shërbimet e tij.

Sipas të përditshmes turke Sabah, WBA ka gati një ofertë prej 20 milionë funtesh apo 22 milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Shqiptarja nga Kosova, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *