Gjithashtu edhe Twitter ka vendosur të fshehë disa nga postimet e Trump.

Snapchat nuk do të promovojë më llogarinë e presidentit Donald Trump.

Si rezultat, figura e presidentit nuk do të shfaqet më në seksionin Discover të aplikacionit. Kompania thotë se  “nuk do të promovojë zërat që nxisin dhunë dhe padrejtësi ndaj racave”.

Vendimi ndjek deklaratën e Trump që thotë se nëse protestuesit do të kishin shkelur kufirin e Shtëpisë së Bardhë do të ishin përdorur “qentë e egër” dhe “armë kërcënuese”.

Gjithashtu edhe Twitter ka vendosur të fshehë disa nga postimet e Trump.

Kjo lëvizje mund të shkaktojë tensione mes Shtëpisë së Bardhë dhe mediave sociale. Këto tensione janë përshkallëzuar kur Twitter shtoi etiketat e kontrollit në disa nga postimet e presidentit javën e kaluar.

Veprimi i Snapchat po shkakton tension edhe mbi Facebook. Por Zuckerberg është shprehur se principet e lirisë së fjalës nuk ja lejojnë aplikacionit të ndryshojnë postimet e presidentit Trump.

Trump ka mbi 1 milion ndjekës në Snapchat. Aplikacioni shihet si një pikë kyç në fushatën elektorale të Trump pasi i ofron atij mundësinë për të arritur votuesit që votojnë për herë të parë.

Lexo po ashtu:  TEK E ËMA

Llogaria e tij nuk do të fshihet ose pezullohet, por fakti që nuk do të shfaqet më në Discover do të thotë që postimet e tij do ti shfaqen vetëm personave që e kanë ndjekur ose e kërkojnë direkt llogarinë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *