Soda e bukës është një përbërës të cilin e mbajmë në dollapin e ushqimeve dhe e përdorim vetëm për kuzhinë. Por jo, përdorimet e sodës së bukës janë të shumta.

Zakonisht ajo përdoret për të përgatitur brumin por përveç kësaj mund ta përdorim për të hequr erërat e këqija nga rrobat(shumë i mirë për të hequr erën e duhanit nga rrobat), për të hequr erërat nga qilimat dhe rrugicat pra mund ta përdorni në të gjithë sipërfaqen e shtëpisë. Soda e bukës është ideale për të zbardhur rrobat dhe  mund të përmirësojë ndjeshëm bukurinë.

Ja cilat janë disa nga përdorimet e saj që ndoshta nuk i keni ditur:

-Eliminon djersitjen: soda e bukës është produkti ideal për personat që djersiten. Mund ta përdorni atë si një deodorant natyral i cili do të mbajë sqetullat tuaja të freskëta për orë të tëra. Për këtë mjafton të përzieni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial me 4 lugë sodë buke. Vendosja më pas e këtij kombinimi në sqetulla do të ndihmojë në shkatërrimin e  baktereve duke larguar kështu edhe erën e keqe.

Lexo po ashtu:  “Fshini WhatsApp-in nga celulari”/ Ekspertët ngrenë alarmin, zbulojnë të metën e këtij aplikacioni

-Heq erën e trupit dhe zbut lëkurën: për të patur një lëkurë të pastër dhe pa aromë të keqe shtoni një filxhan të vogël sodë buke në vaskë  dhe lëreni për të paktën gjysmë ore. Më pas shtoni shampo dhe lahuni. Pasi të përfundoni këtë banjë lyejeni trupin me vaj dhe do të shikoni rezultatet fantastike që do të keni. Përsëriteni 1-2 herë në javë.

-Thonj të shëndetshëm: Aplikoni një përzierje prej 3 pjesësh të sodës së bukës me 1 pjesë uji në thonj për t’i bërë ato dhe kutikulat të shëndetshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *