Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetëhetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.

Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore.

Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij.

Lexo po ashtu:  Donald Trump i riu dhe takimi me avokaten ruse - Kishte premtuar materiale kompromentuese mbi Hillary Clinton.

Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *