Një sondazh i organizuar nga Claims Conference që koordinon pagesat e reparacioneve për të mbijetuarit e Holokaustit, ka nxjerrë në pah një boshllëk të madh në njohuritë e brezit të ri në SHBA mbi këtë ngjarje të paprecedentë të modernitetit. 1 një 10 amerikanë të rritur nën moshën 40 vjeç mendojnë se ishin hebrenjtë ata që shkaktuan Holokaustin, duke regjistruar kështu një përqindje të madhe jo të padijenisë absolute, por të keqinformimit mbi një ngjarje historike.

Sipas gjetjeve të sondazhit të kryer në muajt shkurt-mars, shumica e personave të moshës 18-39 vjeç kishin dëgjuar për Holokaustin, 37% e dinin se 6 milion hebrenj kishin vdekur si pasojë e Holokaustit. Mbi 50% e të pyeturve ishin në gjendje të cilësonin emrin e një getoje apo kampi përqendrimi. Mes të pyeturve 11% mendonin se hebrenjtë kanë qenë përgjegjës, 15% mendonin se Holokausti është një mit, ose është ekzagjeruar, kurse 20% se për të flitet shumë.

Sondazhi po ashtu ka zbuluar se 64% e të pyeturve mendoni se mësimi I Holokaustit duhet të ishte e detyrueshëm në shkollë duke vlerësuar nevojën e një qasjeje morale ndaj historisë.

Lexo po ashtu:  "Mjalti nuk prishet kurrë. Jo pas një viti, jo pas dy – jo asnjëherë." - Fakte të pabesueshme, por të vërteta

Megjithatë gjetjet janë disi kundërthënëse dhe të papritura po të kesh parasysh serinë e jashtëzakonshme të prodhimeve kinematografike, dokumentare dhe shkrimore mbi këtë ngjarje. Por edhe hiperndjeshmërinë për semitizmin në SHBA. Është pak a shumë ajo shkëputje me emocionet e brezit të Luftës së Dytë Botërore në Europë, duke provuar se historia e asaj kohe ka nisur të pushojë së qeni pjesë e aktualitetit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *