Massimiliano Allegri mund të ndryshojë për derbin e Italisë kundër Inter-it që do ta lejonte Juventus-in të parakalonte në renditje rivalët zikaltër (kanë një ndeshje më pak) me një fitore.

“Është e pamundur që ta gjeni formacionin, përndryshe do të mendoj me të vërtetë se dikush jua ka thënë…”, ka qenë përgjigja e Allegri-t në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e shtunë kur është pyetur në lidhje me mundësinë që Cuadrado dhe Morata të luajnë nga minuta e parë.

Lëvizja surprizë, sipas Calciomercato.it, mund të jetë aktivizimi njëkohësisht i kolumbianit dhe spanjollit nga minuta e parë bashkë me dyshen Dybala-Vlahovic.

Trajneri bardhezi nyk ka zbuluar asgjë në lidhje me skemën dhe lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, edhe pse do të jenë kthimet e rëndësishme të kapitenit Chiellini dhe Alex Sandro në mbrojtje dhe ndoshta aktivizimi nga minuta e parë e Zakaria-s.

Bernardeschi, i cili është në garë me Morata-n për fanellën e titullarit, mund të jetë plani B i Allegri-t si kundërpërgjigje për Brozovic, i cili është rikuperuar nga Inzaghi.

Lexo po ashtu:  Rummenigge: “Bayerni nuk mund ta blejë Havertzin”

Formacioni i mundshëm i Juventus-it (4-2-3-1): Szczesny; Danilo, de Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Locatelli, Zakaria; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *