Sony Corp. do të blejë AT&T Inc. Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë. Me këtë blerje, konglomerati elektronik synon të forcojë përmbajtjen e tij argëtuese.

Marrëveshja do t’i japë Sony-t akses në pagesat që kryejnë 3 milion abonentë të Crunchyroll në më shumë se 200 vende dhe rajone. Kjo e bën Sony-n një konkurrent të denjë në radhën e gjigantëve të argëtimit, si Netflix.

Sony’s Funimation Global Group, distributor i përmbajtjes së animuar në SHBA me 1 milion abonentë me pagesë, do të marrë në pronësi Crunchyroll, i cili aktualisht është pjesë e segmentit WarnerMedia të AT&T.

Biznesi i animacionit ka lulëzuar kohët e fundit pas suksesit rekord të filmit të animuar “Demon Slayer”, i cili është shpërndarë nga Sony e Aniplex Inc.

Filmi do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2021. Ai do të shpërndahet nga Funimation, tani nën menaxhimin e Sony Pictures Entertainment Inc dhe Aniplex.

Crunchyroll ka rreth 550 punonjës, me 250 në SHBA – kryesisht në San Fransisco dhe Los Angeles – dhe rreth 200 në Evropë.

Lexo po ashtu:  Kurti për Euronews: “Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *