Burimet e Insider thonë se Sony është i pavendosur nëse do të marrë një pjesë të të ardhurave gjeneruar nga reklamat duke qenë se zhvilluesit dhe publikuar paguajnë për të dhënat e konsumatorëve aktualisht.

Menjëherë pas lajmit se Microsoft ishte duke planifikuar të vendoste reklama në lojërat Xbox falas për tu luajtur, kësaj herë një tjetër informacion hedh dritë mbi një hap të ngjashëm nga rivali Sony.

Kompania raportohet se është duke punuar për vendosjen e reklamave në lojërat falas të PlayStation sipas Business Insider. Reklamat do të shfaqen brenda lojërave dhe do tu japin zhvilluesve një mundësi për të monetizuar punën e tyre dhe inkurajuar ato të ndërtojnë më shumë lojëra falas.

Reklamat brenda lojërave pritet të debutojnë në fund të vitit dhe do të shfaqen në forma të ndryshme si billboard-e. Lojtarët gjithashtu mund të marrin shpërblime duke parë reklama ndërsa këto të fundit do të shiten përmes një tregu privat.

Burimet e Insider thonë se Sony është i pavendosur nëse do të marrë një pjesë të të ardhurave gjeneruar nga reklamat duke qenë se zhvilluesit dhe publikuar paguajnë për të dhënat e konsumatorëve aktualisht.

Lexo po ashtu:  Sot 213 vite nga lindja e shkrimtarit Edgar Allan Poe

Reklamat në lojërat falas pritet të debutojnë në fund të vitit edhe në Xbox me Microsoft që nuk do të marrë asnjë pjesë të të ardhurave po sipas Insider. Megjithatë kompanitë i druhen edhe mundësisë së irritimit të përdoruesve duke implementuar këto reklama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *