The use of “sorrow” carefully avoids saying sorry

Kjo fjali që ngjan se luan me fjalët vihet në një raportim të BBC-së për atë që mund të quhet kushtëzimi i një mbreti për të shprehur publikisht atë që mendon. Në rastin e Mbretit Charles të Mbretërisë së Bashkuar kjo mund të ishte edhe trashëgimia e tij kryesore.

Por në samitin e liderëve të Commonwealth në Samoa mbreti nuk arriti as ta përmendte hapur argumentin e skllavërisë. Ai ka folur me nënkuptime dhe fjali indirekte pa vënë gishtin në plagë, pa mundur të bëjë një ndjesë.

Askush prej nesh nuk mund ta ndryshojë historinë…Aspektet më të dhimbshme të së shkuarës sonë vijojnë të rezonojnë

ka thënë ndër të tjera ai.

Vitin e shkuar në Kenia ai foli për krime të llahtarshme, por as ndjesa direkte zyrtare, as reparacionet nuk përmenden. BBC-ja shkruan se mbreti, ndonëse kryetar i shtetit, është i detyruar të koordinohet me qeverinë, të mbahet në linjën e politikave të saj.

Me fjalë të tjera ai dihet t’i përmbahet tekstit

shkruan media në fjalë. Dhe teksti është ai që shkruajti qeveria një javë më parë: as ndjesë dhe as reparacione për skllavërinë në samitin e Samoas.

“Sorrow” në vend të “Sorry” – trishtim në vend të ndjesë – kujton sipas BBC-së atë që tha dikur Tony Blair në vitin 2007, ku nuk mungon humori cinik anglez.

Në vitin 2007 Tony Blair formalisht shprehu verbalisht (voiced) “trishtimin dhe keqardhjen e thellë” mbi të shkuarën e Britanisë në tregtinë e skllevërve. Në atë kohë pati thirrje që Blair të shkonte më tej, por ai më vonë tha se kishte thënë: ndjesë(Sorry)

vë në dukje BBC.

Sigurisht që mbreti nuk mund t’ia lejojë vetes karagjozllëqet e një politikani, qoftë ky kryeministri. Sidomos në rastin kur Mbreti e ka bindje personale ae ka diçka shumë të ligë, shëmtuar dhe të pandreqshme jo thjesht të tregtia e skllevërve, por te snobimi i historisë.

s.zaimi