Më 20 tetor 1900 u nda nga jeta Naim Frashëri, një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe kulturës kombëtare. Lindi më 25 maj 1846 në Janinë.

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit dhe u nda nga jeta më 20 tetor 1900. Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. Bagëti e bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje ai mori edhe mësimet e para. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”.

Më vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës në zyrën e shtypit, por iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë më të mirë. Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1885), ku ai botoi edhe shumë prozë e vjersha të tij.

Lexo po ashtu:  Si vdiq Faik Konica: I vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 cent në xhep

Gjatë rikthimit në Shqipëri ishte nëpunës në Berat e më pas doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri shkroi edhe pozitë e para në shqip. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu – Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe.

Bagëti e Bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.

Naim Frasheri u nda nga jeta me 20 tetor 1900.

Veprat:

Ëndërrimet, 1885, në gjuhën persiane

Shqipëria (1880, botuar më 1897)

Bagëti e Bujqësi [2], 1886

Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)

Vjersha për mësonjtoret e para

E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare.

Histori të përgjithshme

Lexo po ashtu:  “Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës…

Lulet e verës, 1890

Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)

Fjala fluturake, (vjersha) 1894

Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898

Qerbelaja (poemë fetare)

Perëndia, 1890.

Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të revistës “Drita”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *