Sot është 11 shtator, dita kur 19 vjet më parë grupimi terrorist Al Kaeda, ndërmori sulmin më të madh terrorist kundrejt SHBA. Objektiv i tij ishin ndërtesat më të rëndësishme Kullat Binjake në New York ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Pentagoni, Ministria amerikane e Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë në Washington, selia e presidentit të SHBA.

Bilanci i këtij sulm të ndërmarrë me avionë dhe kamikatzë, ishte drithërues. 3 mijë persona humbën jetën. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Pas sulmeve u shkatërrua Qendra Botërore të Tregtisë dhe u dëmtua rëndë Pentagoni.

Kronologjia e ngjarjeve të 11 shtatorit, i konsideruar si sulmi më i madh terrorist në historinë e njerëzimit është kjo:
Në orën 8:46 e mëngjesit, sipas orës lokale, një aeroplan i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju jork. Përplasja krijoi një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr.
17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore, duke krijuar një tjetër vatër të madhe zjarri.
Pas këtyre ngjarjeve Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi mbylljen e të gjitha aeroporteve në New York dhe më vonë u mbyllën edhe urat dhe tunelet në New York.
Në orën 9:30 Presidenti Bush që ndodhej në Florida, njoftoi popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist.
Në orën 9:37 të mëngjesit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten ose plagosen.
Në orën 10:05 të mëngjesit, rrëzohet kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë rrëzohet.
Në orë 10:10 të mëngjesit, aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin e Pensilvanisë.

Lexo po ashtu:  “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.”- Shprehjet më të bukura të Faik Konicës

Në mbrëmje, presidenti Xhorxh Bush ju drejtua amerikanëve: “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata” tha ai.
Sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA shënuan fillimin e një ere të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçmas intensifikimin e luftës së përhershme kundër terrorizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *