Sot mbushen 38 vjet nga rënia e Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, gjatë përleshjes së armatosur me forcat ushtarake-policore jugosllave.

Familja Meha ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.

Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë.

Për aktivitetet e tij kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullor “Burri i dheut”.

Sipas shkrimeve të mëhershme, Tahiri me babanë e tij kanë luftuar për 20 orë.

Për nder të dëshmorëve Meha, dhe 20-vjetorit të rënies së Malush Ahmetit dhe 32 dëshmorëve, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahet akademi përkujtimore në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Dua bukë për fëmijët, më ndihmoni: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kacake të Kosovës. Kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi. Jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *