Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherësh është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.

Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit që nga viti 1953.

Në vitin 1991, Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të Ditës së Përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Engel demanton Trumpin: Luftës së Kosovës i dhanë fund Clinton dhe NATO, e jo ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *