Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.

“Dua ta falënderoj Departamentin Amerikan të Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Kjo është rruga përpara”, tha ai.

“Së pari, këta policë duhet të kthehen, por, në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare duhte ta dënojë me vendosmëri dhe qartë agresionin e Serbisë në Kosovë”, shtoi Kurti.

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor.
Qeveria e Kosovës e konsideron aktin si “rrëmbim” në territorin e saj. Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.

Më herët, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se tre policët janë duke u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë.

Por, Prokuroria e Kralevës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi ta.

Lexo po ashtu:  Shpiket fotokamera me rreze x

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *