Sot është përvjetori i Migjenit, i cili leu në Shkodër, më 13 tetor 1911.
Poet i lartësive të stuhishme dhe skalitës i thantë i personazheve të tij. Të ngel në mendje galeria e personazheve dhe metaforave të poetit.
“Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” e Kadaresë dhe “Migjeni” i Rinush Idrizit janë dy studime interesante që mund të veçohen nga gama e gjerë e botimeve për të.
Studiuesit kanë bërë debat për prejardhjen e tij. Ai është poet bilingual. Nga dokumentet rezulton se Milos Gerko Nikoliq u lind më 13/10/1911. Kadareja e sqaron kur thotë: “Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike”.
Migjeni u rrit mes dy kulturash, dy gjuhësh e dy botësh të ndryshme – sllave dhe shqiptare.
Besoj se ky poet-prozator është keqkuptuar disi. Kjo sepse sistemi i kaluar e përdori për t’ia kundërvënë poetëve dhe prozatorëve të tjerë. Metoda “ai apo ky” e rrënon letërsinë.
Migjeni ka vendin e tij të nderit në letrat shqipe. Skemat ideologjike të mbrapshta asnjëherë nuk do të funksionojnë në planetin e Migjenit, pasi ato që e njohin veprën e tij, e dinë shumë mirë se ai nuk ishte parathënës dhe pararendës i soc-realizmit. Ëndrra e një bote të re nuk është komuniste. Ajo është trill i poetit, se poeti ndaj është i tillë, ngaqë jeton nëpër botë plot ngjyra, me lule, me fantazma…
Migjeni ngelet i madh përtej kornizave ideologjike, edhe pse shpeshherë i keqinterpretuar me dashje.
Migjeni jeton në planetin e Migjenit.
*
“Ndeshja”
E na, dhe një dhimbë të sinqertë tue ndijë,
vuejshin me zemër të ndrydhun si dy fëmijë
të humbun ndër vise të hueja natën vonë,
o grue, q’u ndeshme në ditën e fatkobit tonë!
/Sebastian Zonja/
Lexo po ashtu:  Një teknologji e re ekrani do të dyfishojë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *