”Sot jam 40 vjeç dhe me ushqimet duhet të kem kujdes”. Edhe pse dikujt që sapo ka rrumbullakosur 40-ën mund të mos i pëlqejë ideja, bëni mirë të merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme pasi pas kësaj moshe metabolizmi ngadalësohet. Çdo moshë ka nevojat e veta. Me kalimin e viteve, në fakt, trupi ka tendencë të ngadalësojë disa funksione. Metabolizmi ngadalësohet, hormonet pakësohen dhe trupi shton kile. Për funksionim të mirë të organizmit në çdo fazë të jetës është e rëndësishme të sigurohen ushqyesit e duhur duke zgjedhur produktet ushqimore të duhura. Ndaj dhe ne po ju japim një listë me ushqime që do t’ju ndihmojnë të ruani linjat dhe të parandaloni rreziqet dhe sëmundje që lidhen me moshën.

Po kur të mbushni 40 vjeç, si duhet të ushqeheni? Në çdo moshë është e rëndësishme ushqyerja e shëndetshme, mirëpo veçanërisht pas të 40-ve duhet treguar kujdes pasi disa funksione të trupit fillojnë ngadalësohen, bashkë me të edhe metabolizmi, për këtë arsye shpjegojnë mjekët duhen shtuar ushqime të pasura me acide yndyore të shëndetshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Lexo po ashtu:  Flasin mjekët: Në çfarë moshe mund të lahet një fëmijë në det

Ndër frutat e thata, 40-vjeçarëve ju këshillohet të konsumojnë më së shumti bajamet. Të pasura me minerale dhe vitaminë E, kanë veti antioksiduese shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, por të domosdoshme edhe për shëndetin kardiovaskular.

Përveçse ndihmon në procesin e ngadalësimit të përthithjes së sheqerit nga organizmi, selinoja ndihmon veshkat të funksionojnë më mirë duke eliminuar mbetje të substancave të cilat me kalimin e kohës grumbullohen në organizëm.

Arrat janë burim shumë i mirë i kalciumit, magnezit dhe kaliumit,  acideve yndyrore esenciale, substanca aleate të aparatit kardiovaskular.

Shafrani i Indisë është burim i shkëlqyer mineralesh, por mbi të gjitha i antioksidantëve, substancave anti-inflamatore etj,  ju ndihmon në mbajtjen të hidratuar të trupit dhe kundër tensionit të lartë të gjakut.

Karotat përmbajnë vitaminë C, substancë që stimulon prodhimin e kolagjenit, proteinë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *