Pas marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore midis Kosovës dhe Serbisë bisedimet do të zhvillohen sot në Berlintë Gjermanisë për rikthimin e linjës hekurudhore midis të dyja vendve pas më shumë se dy dekadave.

Siç raporton Tanjug duke iu referuar burimeve, delegacioni serb në këtë takim do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas burimve  të Tanjug, “do të diskutohen vetëm tema tregtare, pasi kushti i Beogradit për vazhdimin e dialogut politik, i cili do të vazhdojë të zhvillohet nën kujdesin e BE-së, është heqja e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia qendrore dhe BiH e vendosur nga Prishtina, transmeton Klan Kosova.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Tëitter ka njoftuar se  emisari i Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për rivendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen sot në Gjermani.

Lexo po ashtu:  Gërvalla: Ambasadave dhe konsullatave po ua kthejmë rolin e tyre të vërtetë, atë të shtëpisë së madhe dhe derës së hapur për të gjithë mërgimtarët tanë

Pas vizitës në Prishtinë, Richard Grenell udhëtoi drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të cilit po ashtu ia kërkoi që Serbia ta ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës.

Më pas Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Tëitter, njoftoi se ambasadori Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen sot (27.01.2020) në Berlin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *