Shqipëria humbet rreth 20 milionë euro në vit nga mungesa e teknologjisë dhe burimeve njerëzore për të përpunuar leshin e deleve. Kjo është shifra e përafërt e nxjerrë nga Social Development Investment, një nismë që synon ringjalljen e traditës së tjerrjes me tezgja. Sipas SDI, një nismë e drejtuar nga Elias Mazloum dhe financuar nga Qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, 85 për qind e leshit të deleve që qethen nga barinjtë në sezonin e pranverës hidhet për mungesë të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore në procesin e përpunimit të tij dhe shndërrimit në fije për prodhimi e qilimave dhe tapeteve përmes tezgjasë.

“Delet e prodhojnë leshin dhe artizanët e përpunojnë. Ajo që na mungon është procesi i ndërmjetëm, që është ai i shndërrimit në fije të tij”, thotë për Associated Press, Blerina Kolgjini, pedagoge e Tekstileve në Universitetin Politeknik të Tiranës.

SDI po mundohet që traditën e tezgjasë ta ringjallë në Qarkun e Kukësit, qarku më i varfër në vend. Këtu është përqëndruar projekti edhe përmes ndihmës financiare të atyre pak artizaneve që e ushtrojnë ende këtë profesion e pasion. Njëra prej tyre është Hate Ora, 64 vjeç.

Lexo po ashtu:  Edi Rama takohet me Vuçiqin; Vuçiq përdorë retorikë dhelpërake në media takimin...

Për AP ajo rrëfen se prej gjysmë shekulli punon në tezgja dhe teknikën e prodhimit të qilimave tradicionalë po mundohet që t’ja mësojë dhe trashëgojë edhe të bijës dhe mbesës. Ora rrëfen se i ka ndërtuar vetë tre tezgja pas viteve ’90. Në atë kohë kishte konkurrencë, por sot si ajo në të gjithë vendin numërohen me gishta.

SDI synon që të trajnojë 125 gra në përpunimin e leshit dhe punimin e tezgjasë. Qëllimi, sipas kësaj organizate është që të hapë një dritare të vogël shprese përmes punësimit në zonën e Kukësit dhe që të ruhet tradita e punimit me dorë të qilimave dhe tapeteve. Si pjesë e këtij programi, Hate Ora është ngarkuar me detyrën që të mësojë të rinjtë me teknikën e thurjes së leshit në tezgja. Ajo vetë nuk duket shumë optimiste.

“Që të jemi të suksesshëm duhet që të punësohen të gjitha gratë e kualifikuara në këtë treg dhe nëse nuk rilind e gjithë industria e tjerrjes, unë dhe kushdo si unë zor se do të tërheqim vëmendjen e Tiranës, ku të gjitha bizneset dhe tregjet janë përqëndruar”, thotë Hate për AP.

Lexo po ashtu:  3 miliardë njerëz në botë pa internet – 1 në 3 njerëz në planet ende nuk ka akses në këtë burim!

Themeluesi i SDI, Elias Mazloum thotë se artizani i tjerrjes kërkon kohë dhe mund, që nga tregu, të paktën në Shqipëri nuk vlerësohet aq sa duhet.

Para rënies së komunizmit, Shqipëria numëronte 13 fabrika përpunimi e tjerrje leshi, ku ndërtoheshin qilima, veshje popullore, kapele dhe të tjera punime artizanale. Vetëm në Kukës, punoësoheshin 1200 gra në këtë sektor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *