Lee gjithashtu akuzohet për manipulimin e vlerës së Samsung Biologics, një filial i Cheil Industries. Javën e kaluar Samsung doli me një deklaratë duke mohuar akuzat.

Trashëgimtari i Perandorisë Koreano-Jugore Samsung u shfaq ditën e Hënë për një trupe gjykuese në kryeqytetin e vendit Seul e cila do të vendosë nëse Jay Y. Lee do të arrestohet dhe të dënohet me burg në lidhje me shkrirjen kontroverse të dy filialeve të Samsung që tronditi opionin publik Korean.

Ai qëndroi heshtur ndërsa kalonte përpara një ushtrie reporterësh kur mbërriti në sallën e gjyqit. Nëse gjykata aprovon urdhrin, Lee mund të arrestohet dhe të dërgohet në prokurori. Një vendim final pritet të jepet në orët e vona të së Hënës dhe mëngjesin e së Martës.

Prokurorët e akuzojnë Lee, i cili është ekzekutivi më i lartë i Samsung Electronics, për manipulim të aksioneve dhe tregim të jashtëligjshëm gjatë shkrirjes së dy filialeve të Samsung në 2015-ën: Samsung C&T dhe Cheil Industries ku Lee është aksioneri më i madh.

Me këtë lëvizje ai synonte të rriste vlerën e Cheil Industries dhe të zbriste atë të Samsung C&T duke siguruar një vlerë më të lartë aksionesh në kompaninë e re që do të formohej nga shkrirja e tyre.

Lexo po ashtu:  Deklarata e Churchill për Shqipërinë

Gjithashtu pozitat e tij do të fuqizoheshin më tepër në konglomeratin Samsung dhe të lehtësonte kalimin e pushtetit nga babai Lee Kun-hee tek Lee.

Lee gjithashtu akuzohet për manipulimin e vlerës së Samsung Biologics, një filial i Cheil Industries. Javën e kaluar Samsung doli me një deklaratë duke mohuar akuzat.

Lee u arrestua në 2017-ën sepse kishe dhënë rryshfet Presidentes së vendit Park Geun-hye për të marrë mbështetjen e saj në shkrirjen e kompanive. Ky skandal çoi në shkarkimin e Park dhe dërgimin e saj prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *