Së  fundmi, Spanja ka raportuar shifra të  larta sa i takon numrit të  të prekurve me koronavirus, duke shënuar mbi 117,710 raste në  total. Dukshëm keto shifra ja kalojnë  dhe Italisë , duke e bërë  kështu Spanjën vendin e parë në  botë më të prekur nga kjo pandemi.

Numri i vdekjeve në Spanjë ka kaluar tashmë 10,000 dhe pse Italia vijon të  shënojë shifra të frikshme sa i përket numrit të viktimave. Sa i përket numrit të rasteve të reja ditore, shifrat shënojnë rreth 4,668, nga 6,153 e një javë më pare. Rajoni më  i prekur vijon të  mbetet Lombardia, ku më  shumë  se 10,000 personel mjekësor janë infektuar në shkallë vendi dhe 69 mjekë kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Shoqatës Italiane të Mjekëve.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në  të  gjithë  botën, shkoi në 1 milionë të infektuar ku më shumë  se 200 mijë prej tyre kanë gjetur shërim.

E.Z

Lexo po ashtu:  E thotë Ambasadori i Gjermanisë Rohde: Kosova s’rrezikohet, e ruan KFOR-i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *