Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si strategji politike për të ardhur në pushtet akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe opozitës për situatën e pandemisë në vend. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se është e pajustifikueshme që tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps. Kryeministri i quajti si të pavërteta edhe akuzat se pacientët po qëndrojnë në ambulanca.

“Është e pajustifikueshme që sot tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka nuk është e vërtetë. Që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishe siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Por nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet nëpër autoambulanca, falë edhe ndihëm edhe të ndonjë medie që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë. Që qeveria po vjedh prandaj numri i vdekjeve po rritet. Çka është absurde sepse për fat të ketë, por edhe për fat ë mirë, fakti është që numrat po rriten eksponincialisht kudo. Është një absurd që fatkeqësisht nuk vjen nga padituria. Shumë e dukshme, shumë vulgare shumë e dënueshme si strategji politike për një pushtet. Për një pushtet që nuk kanë shancin ta marrin sepse e shpërdoruan në këtë farë feje. Që lavdi zotit ky virus nuk ra kur ishin ata. Nuk e gjeti me shëndetësinë që na lanë ata. Si mund të gënjehet në këtë farë feje? Si mund të organizohet çdo ditë një sulm i tillë pa pushim? Si mundet që të hidhet eza qe njerëzit vetëvriten nga kushtet në spitale”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  6,7 milionë të huaj në 10 muaj, ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *