Një hulumtim ka treguar se konsumimi i një gotë me domate të shtrydhur çdo ditë është një mënyrë shumë e lehtë dhe natyrale për të ulur shtypjen e gjakut dhe për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas një raporti nga “Food Science and Nutrition”, një hulumtim japonez ka treguar se në eksperimentin e bërë personat, që kishin konsumuar një gotë të lëngut të domates çdo ditë për një periudhe prej 12 muajsh, kishin pasur rënie të sasinë së kolesterolit në gjak si dhe shtypje më të ulët të gjakut.

Ky hulumtim u bë nga Tokyo Medical University, dhe përdori 184 meshkuj dhe 297 femra në këtë si pjesë e eksperimentit. Këta pjesëmarrës duhej të pinin lëng të domates për një vit. Në fund të studimit, hulumtuesit treguan se 94% e pjesëmarrësve të cilët kishin pasur probleme me shtypjen e lartë të gjakut ishin përmirësuar në fund të vitit.

Sipas raportit lëngu i domates kishte arritur të zvogëlojë nivelet e triglicerideve, yndyrës në gjak dhe kolesterolit të keq. Ky studim nuk është 100% i saktë dhe ka disa mangësi. Së pari pjesëmarrësit nuk ishin pyetur se me çfarë ushqime të tjera janë ushqyer, dhe ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndikuar në uljen e këtyre parametrave.

Lexo po ashtu:  Ky ilaç shpëtues është bërë nga helmi i gjarprit

Çdo vit, 610.000 njerëz vdesin vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si rezultat i sëmundjeve të zemrës. Për këtë arsye, ekspertët  janë duke kërkuar për trajtime alternative për të ndihmuar pacientët.

Gjithsesi krahas përmirësimit të hipertensionit, lëngu i domates ka edhe benefite të tjera. Ato përmbajnë antioksidant, vitamina dhe përbërës të tjerë ushqyes për organizmin. Domatet shërbejnë edhe në përmirësimin e fertilitetit tek meshkujt si dhe zvogëlojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *