Dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës mund të shkaktohet nga shumë faktorë.

Ndonjëherë kjo është një simptomë e një mosfunksionimi të rëndë trupor ose nganjëherë mund të shkaktohet nga një lëvizje të papritur, pasi keni ngritur diçka të rëndë, pasi i keni tensionuar muskujt ose keni qëndruar në një pozicion të pakëndshëm për një kohë të gjatë.

Nëse ju ndjeni dhimbje të padurueshme që shkon poshtë deri tek këmbët tuaja është gjithmonë e vlefshme një përpjekje për të bërë disa ushtrime në vend të marrjes së ilaçeve.

Ne do ju paraqesim disa ushtrime të thjeshta të rekomanduara nga mjekët për të lehtësuar dhimbjen dhe për të shëruar sërish shpinën tuaj.

Gjëra për t’u marrë parasysh:

  • Qëllimi i kësaj stërvitje është lirimi i spazmave muskulore në piriformat që po irritojnë nervin tuaj shiatik.
  • Bëni këto ushtrime ngadalë dhe mos e detyroni veten. Nëse ndjeni dhimbje të forta gjatë kryerjes së stërvitjes, është më mirë të ndaloni dhe të vizitoni një mjek.
  • Qëndroni në secilin pozicion për 30 sekonda.
Lexo po ashtu:  Këto janë ushqimet që nuk ju del kurrë afati

4.

Pozicioni fillestar: ulur në një karrige me shpinën drejt dhe gjunjët tuaja të përkulur pingul me dyshemenë.

  1. Vendoseni këmbën e prekur në këmbën tjetër – e prekura duhet të jetë paralele me dyshemenë.
  2. Vendosini të dy duart në pulpën e këmbës së prekur.
  3. Ngadalë filloni të përkuleni përpara duke përdorur këmbën tuaj të sipërme si mbështetje dhe uluni sa më tepër që të mundeni.
  4. Lëshoni duart në anë dhe qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.
  5. Ngadalë kthehuni në pozicionin fillestar.
  6. Përsëritni ushtrimin edhe një herë me këmbën tjetër.

3

Pozicioni fillestar: shtrirë në shpinë me këmbët e shtrira.

  1. Ngrini këmbën e prekur derisa të jetë pingul me dyshemenë dhe përkulni gjurin tuaj.
  2. Vendosni të njëjtën dorë në gjunjë dhe kapeni këmbën tuaj me dorën tjetër.
  3. Mundohuni të mos e lëvizni kyçin e këmbës duke e tërhequr pak gjurin drejt këmbës së kundërt.
  4. Pasi ta keni ndjerë shtrirjen e muskujve, qëndroni në pozicion për 30 sekonda.
  5. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëritni ushtrimin me këmbën tjetër.
Lexo po ashtu:  10 sekretet për të qenë në formë perfekte pa dietë!

2

Pozicioni fillestar: shtrirë në shpinë me këmbët e shtrira.

  1. Ngrini këmbën tuaj të prekur mbi tjetrën dhe vendoseni këmbën jashtë gjurit të kundërt.
  2. Vendosni dorën e kundërt në gjurin tuaj dhe filloni duke e tërhequr ngadalë drejt gjoksit.
  3. Pasi ta keni ndjerë shtrirjen e muskujve, qëndroni në pozicion për 30 sekonda.
  4. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëritni ushtrimin me këmbën e kundërt.

1

Pozicioni fillestar: shtrirë në shpinë me këmbët e shtrira.

  1. Ngrini të dyja këmbët me gjunjë të përkulur dhe kryqëzojini ato, këmba e prekur duhet të jetë në krye.
  2. Kapini këmbët me duart tuaja dhe filloni të tërhiqni gjurin e këmbës së prekur drejt shpatullës së të njëjtës anë.
  3. Pasi të keni ndier shtrirjen, qëndroni në pozicion për 30 sekonda.
  4. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëritni ushtrimin me këmbën e kundërt.
  5. /MekuliPress.com/ 
  6. Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *