Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca synon të rrisë në mënyrë cilësore forcën e reagimit të shpejtë.

Ne do të transformojmë njësitë e përgjigjes së shpejtë dhe të emergjencës në 300 000 trupa, ka thënë ai para mbajtjes së samitit të Madridit.

Stoltenberg ka shtuar se disa pjre grupe luftimi në Europën Lindore do të përforcohen deri në nivel brigade, duke përcjellë një mesazh frenimi për Rusinë.

Në Samit pritet që aleanca të ndryshojë edhe përkufizimin e Rusisë e cila në vitin 2010 u cilësua partner strategjik.

Lexo po ashtu:  Buka me krimba më e shitura në shitoret norvegjeze: Njerëzit duhet të fillojnë të hanë insekte që tani, për të mbijetuar më vonë -

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *