Britania e Madhe ka bërë të ditur se do të përdorë armët bërthamore në rast se do të kërcënohet nga shtete apo subjekte që kryejnë sulme me teknologji të reja, pasojat e të cilave janë të krahasueshme me sulmin bërthamor. Mediat citojnë kryeministrin britanik, Johnson, të jetë shprehur se Britania rezervon të drejtën të rishikojë sigurimet që rrjedhin nga strategjia e saj e mbrojtjes, duke parashikuar përdorim të arsenalit bërthamor: “nga kërcënimi në të ardhmen i armëve të shkatërrimit në masë, si kapacitetet kimike dhe biologjike, apo teknologjitë e reja që mund të kenë ndikime të krahasueshme”.

Deri më sot Mbretëria e Bashkuar i përmbahej strategjisë se nuk do të kryente një sulm bërthamore kundër një shteti që nuk i ka kapacitete të tilla, në përputhje me Traktatin e Mospërhapjes së vitit 1968. Përfshirja e teknologjive të reja përfshin Inteligjencën Artificiale, armët e deshifrimit dhe lazer, që në një botë të ndërlidhur mund të kenë ndikime të ngjashme me ato të një sulmi bërthamor.

Lexo po ashtu:  Presidenti rus propozon pakt dypalësh me SHBA për mosndërhyrje në zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *