Klima dhe në veçanti lagështia, luajnë një rol në përhapjen e koronavirusëve të tjerë dhe gripit. Por ky faktor, sipas studiuesve të universitetit amerikan “Princeton” është i kufizuar të shkurtojë jetëgjatësinë e pandemisë aktuale, thënë ndryshe nuk kemi akoma një imunitet kolektiv të mjaftueshëm kundër Covid-19.

“Parashikojmë që klima më e nxehtë dhe më e lagësht nuk do ta ngadalësojnë virusin. Covid-19 do të përhapet me shpejtësi pavarësisht kushteve klimatike”, tha Rachel Baker, kryesuese e studimit.

Ndërsa profesori, Bryan Grenfell nënvizon se koronavirusët e tjerë tek njerëzit, si ato që shoqërohen me ftohjen varen shumë nga faktorët stinor dhe kulmojnë gjatë dimrit.

“Siç është e pritshme, nëse koronavirusi i ri është stinor, mund të presim që të transformohet në një virus dimëror dhe pak nga pak të shndërrohet endemik në popullatë”, shtoi Bryan Grenfell, profesor i universitetit Princeton.

Ekipi shkencor i “Princeton” ka krijuar modele për skenare të ndryshme lidhur me “Sars-Cov-2”, duke nisur nga vëzhgimet e virusit të gripit dhe të dy koronavirusëve të tjerë të njohur tashmë që shkaktojnë ftohje. Në bazë të tyre, rezultatet tregojnë serajonet Tropikale dhe ato të moderuara duhet të përgatiten për pandemi të rënda.

Lexo po ashtu:  10 gra nga e njëjta familje i kanë shpëtuar kancerit të gjirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *