Mund të ketë shumë polemika rreth përfitimeve shëndetësorë që mund të ketë konsumimi i kafes, por një studim i ri ka bërë që konsumimi i katër filxhan kafeje në ditë  mund të përmirësojë shëndetin tuaj të zemrës. Në fakt, konsumimi i katër gota kafe në ditë mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave kardiovaskulare  nga dëmtimi dhe gjithashtu ti ndihmojë ata të riparohen.

Në një studim të botuar në Biologjinë PLOS, hulumtuesit nga Universiteti Heinrich-Heine dhe Instituti i Kërkimeve të Mjekësisë Mjedisore të IUF-Leibniz në Düsseldorf, Gjermani, zbuluan se kafeina mund të përmirësojë shëndetin e qelizave tek arteriet dhe venat, duke forcuar kështu aftësinë për t’u rimëkëmbur nga dëmtimi.

Studiuesit sugjerojnë se pirja e kafesë, ose pijet të cilët përmbajnë doza të larta kafeine, mund të jetë veçanërisht e dobishme për të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga problemet e zemrës sesa të rinjtë. Sipas studimit, kafeina shkakton lëvizjen e një proteine ​​të quajtur p27 në mitokondri, e cila përfundimisht çon në mbrojtjen e qelizave të muskujve të zemrës nga vdekja e qelizave dhe ndihmon në riparimin e muskujve të zemrës.

Lexo po ashtu:  Vetitë ushqyese të brokolit dhe përfitimet shëndetësore

Studimi u zhvillua tek minjtë, por studiuesit arritën në përfundimin se konsumimi i katër gota kafe në ditë ishte më optimale tek njerëzit. Profesor Judith Haendeler tha se “Këto rezultate duhet të çojnë në strategji më të mira për mbrojtjen e muskujve të zemrës nga dëmtimi, duke përfshirë konsiderimin e konsumit të kafesë ose kafeinën si një faktor shtesë dietik në popullatën e moshuar.

Profesor Tim Chico, Profesor i Mjekësisë Kardiovaskulare dhe Kardiolog Konsulent Nderi i Universitetit të Sheffield, tha: Këta studiues kanë zbuluar se një proteinë e quajtur p27 është e rëndësishme për shërimin pas atakut kardiak tek minjtë dhe se si funksioni i p27 mund të rritet nga kafeina.

Këto janë gjetje shumë interesante por duhet të konfirmohen në provat klinike para se të mund të tregojmë nëse kafeina është me të vërtetë e dobishme pas një ataku kardiak tek njerëzit. “Ka tashmë disa prova që sugjerojnë se kafja mund të mbrojë kundër disa sëmundjeve, të cilat nëse mund të jenë të vërteta për shkak të efektit të kafeinës në p27.

Lexo po ashtu:  Gjermani, një vaksinë antituberkulare për të luftuar Co Vid 19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *