Ajri i ndotur nga djegia e lëndëve djegëse është përgjegjëse për më shumë se 4 milionë vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën, dhe i kushton ekonomisë globale rreth 8 miliardë dollarë në vit, sipas një studimi.

Raporti, nga Greenpeace Southeast Asia dhe Qendra për Hulumtime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, gjeti se gazrat e djegshme, qymyri dhe nafta shkakton tri herë më shumë vdekje se aksidentet e trafikut rrugor globalisht.

Fëmijët, veçanërisht ata që jetojnë në shtete me të ardhura të vogla, janë shumë të prekur me 40 mijë prej tyre që vdesin shkaku i ajrit të ndotur para se t’i mbushin 5 vjet, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur nga lëndët djegëse, shkruan The Guardian.

“Ajri i ndotur është një kërcënim për shëndetin tonë dhe për ekonominë tonë,” tha Minwoo Son, aktivist për ajër të ndotur.

“Çdo vit, ajri i ndotur nga lëndët djegëse merr miliona jetë, rrit rrezikun nga sulmi në zemër, kanceri i mushkërive, astma, dhe na kushton triliona dollarë.” – vazhdoi më tej ai.

Lexo po ashtu:  Veriu i Kosovës i bllokuar nga barrikadat e kriminelëve serb

Gjatë ditës së sotme, studimi lansoi të dhënat e saj për gjetet e bëra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *