A mundet që televizioni, dhe sidomos emisionet e ashtuquajtura si “paçavure” televizive, të ndikojnë  në zgjedhjet tona politike? Ekspertët që kryen një studim mbi marrëdhënien e televizionit me jetën politike në Itali kanë arritur në përfundimin se emisionet argëtuese me cilësi të ulët u kanë hapur rrugë populistëve dhe politikës së tyre.

Para viteve 1980 në Itali mbizotëronte rrjeti televiziv shtetëror RAI, i cili vlerësohej shumë. Në këtë periudhë një rrjet televiziv i thjeshtë dhe agresiv si “Mediaset” hyri në tregun e TV dhe u zgjerua në të gjithë vendin, duke blerë stacione të vogla televizive lokale. Duke shfaqur filma vizatimorë me bollëk, telenovela, emisione sportive, filma dhe emisione argëtuese pa ndonjë bosht, kjo media minoi në mënyrë efektive misionin edukativ të RAI-t.

Vlerësimi

Deri në vitin 1990, 49 në 50  italianë në të gjithë vendin mund të shihnin programet e Mediaset. Kjo ngjarje e pazakontë u dha mundësi një grup ekonomistësh italianë të krahasoni qytetet që kishin akses më herët në Mediaset me rajonet e tjera që fituan qasje më vonë.

Lexo po ashtu:  𝐊𝐮𝐫 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧𝐞̈ '𝐦𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐞': 𝐒𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐩𝐨 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬

Rezultatet e sondazhit janë të pamohueshme dhe mjaft shqetësuese. Sipas American Economic Review, programet e e cilësisë së ulët të Mediaset kanë nxitur mbështetje të konsiderueshme për kandidatët populistë që kanë përçuar mesazhe të thjeshta. Shumë do të besojnë se kontributi i programeve televizive në rritjen e populizmit ka si shkak  themeluesin dhe pronarin e Mediaset, Silvio Berluskoni, një politikani i njohur populist dhe ish kryeministër i Italisë.

Megjithatë, studiuesit kanë bërë përpjekje të mëdha për të provuar se kjo marrëdhënie televizive-politike nuk ka lidhje vetëm me Berlusconin. Përkundrazi, një mbështetje e ngjashme u regjistrua edhe me kandidatë të tjerë populistë, si drejtuesit e Lëvizjes 5 Yjet, një parti e lindur nga blogu i aktorit komik, Bepe Grillo, dhjetë vjet më parë.

Në një test ndërkombëtar të mbajtur në vitin 2012, të rinjtë italianë nga zonat ku ata qenë të ekspozuar ndaj programeve të Mediaset, u përkeqësuan më shumë në testet e leximit dhe matematikës sesa bashkëmoshatarët e tyre. Ata ishin gjithashtu më pak aktivë politikisht dhe më pak të vetëdijshëm në aspektin shoqëror.

Lexo po ashtu:  “Nuk do të kish qenë e mundur që ne të merrnim pushtetin… pa radion dhe aeroplanin” - Kështu i përdorin edhe sot populistët mediat e reja

Prandaj, nuk është e habitshme se si këto njerëz që ndiqnin  programet televizive të Mediaset u mahnitën nga Berluskoni dhe më vonë nga Lëvizja 5 Yjet. Kur Mediaset ofroi një program të rregullt të lajmeve në fillim të vitit 1990, shikuesit më të vjetër ishin bërë kaq të varur nga programet argëtuese saqë ishin  të predispozuar të shihin edhe lajmet, duke u hapur rrugë koronave populiste.

https://www.kathimerini.gr/1035865/gallery/epikairothta/kosmos/kalpes-gemates-thleskoypidia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *