Është konsideruar prej kohësh se pirja e lehtë ose e moderuar e pijeve alkoolike mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Një studim i ri nxjerr përfundime të kundërta. Studimi i publikuar në ‘Open Network’ zbulon se pirja e alkoolit nuk ka përfitime për zemrën, madje studiuesit zbuluan se rreziku kardiak rritej me shtimin e sasisë së alkoolit që pinin njerëzit. Studimi shqyrtoi të dhënat shëndetësore të mbledhura nga 371,463 pjesëmarrës, mesatarja e moshës së të cilëve ishte 57 vjeç dhe ky kampion njerëzish konsumonte rreth nëntë pije në javë. Rreth një e treta e pjesëmarrësve kishte hipertension (33%, ose 121,708 pjesëmarrës) dhe më pak se gjysma (46%, ose 172,400) ishin meshkuj.

Studiuesit u përpoqën të verifikonin nëse pirja e moderuar ose e lehtë ishte e lidhur me shëndetin kardiovaskular, gjë që mund të mendohet zakonisht si “një ose dy gota verë janë të shëndetshme për shëndetin e zemrës”.

Studimi, duke përdorur të dhënat e mbledhura mes viteve 2006 – 2016, zbuloi se ata që pinin pak (midis 0 – 8 pije në javë) dhe pije të moderuara (midis 8 – 15 pije në javë) ishin me të vërtetë më të shëndetshëm, për sa i përket të dhënave biologjike, sesa ata që pinin shumë ( ndërmjet 15 – 24 pije në javë) ose në mënyrë abuzive (më shumë se 24 pije në javë).

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të hamë bazuar në grupin e gjakut?

Ajo që është ndoshta e papritur është se konsumuesit e lehtë dhe të moderuar ishin më të shëndetshëm se ata që abstenonin (0 pije në javë), të cilët nuk pinin fare. Kjo për shkak se ata që pinë pak dhe mesatarisht kanë tendencë të kenë zakone më të shëndetshme (si ushtrimet fizike, më pak duhan dhe konsumim më të madh të perimeve) sesa ata që pinë më shumë dhe ata që nuk pinë. Këto zakone të përgjithshme më të shëndetshme kontribuojnë në atë që studiuesit e përshkruajnë si “faktorë të ngatërruar të stilit të jetesës”.

Me fjalë të tjera, zgjedhjet e stilit të jetesës (dieta, stërvitja, mungesa e duhanit) kontribuojnë në përfitimet kardiake, jo përdorimin e moderuar të alkoolit. Studimi i alkoolit i bën jehonë një numri në rritje të kërkimeve mbi pirjen, të cilat vazhdimisht tregojnë se pirja nuk ka ndikim shëndetësor në doza të ulëta dhe efekte të dëmshme në doza më të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *