Sa më shumë që një udhëheqës ose lider rritet në detyrë aq më shumë ka gjasa që ego e tij personale të fryhet. Dhe për pasojë sa më e madhe bëhet egoja e tyre, aq më shumë rrezikojnë të përfundojnë në një flluskë të izoluar, duke humbur kontaktin me kolegët e tyre, kulturën dhe së fundmi me klientët e tyre.

Ndërsa ngrihemi në detyrë, fitojmë më shumë fuqi, dhe si pasojë njerëzit që na rrethojnë kanë më shumë tendencë të na dëgjojnë, të na bëjnë qefin apo thjesht të bien dakord me çdo gjë që themi apo të qeshin me çdo shaka që tregomë. Të gjitha këto e përkëdhelin egon, dhe si pasojë ajo rritet. David Owen, ish sekretari i jashtëm britanik dhe neurolog, dhe Jonathan Davidson, një profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke, e quajnë këtë “sindromi i hubris”, të cilin ata e përkufizojnë si një “çrregullim të zotërimit të pushtetit, veçanërisht fuqisë e cila është shoqëruar me një sukses të jashtëzakonshëm, të mbajtur për një periudhë disa vjeçare.”

Një ego e pakontrolluar mund të prishë perspektivën tonë ose të shtrembërojë vlerat tona. Sipas fjalëve të Jennifer Woo, CEO dhe kryetare e The Lane Crawford Joyce Group, shitësi me pakicë më i madh në Azi, “Menaxhimi i oreksit të egos sonë për pasuri, famë dhe ndikim është përgjegjësia kryesore e çdo udhëheqësi.” Nëse humbim në dëshirën e egos për të pasur sa më shumë pushtet dhe fuqi atëherë ne humbim kontrollin, thotë ajo. Ego na bën të ndjeshëm ndaj manipulimeve; ngushton fushën tonë të vizionit; dhe korrupton sjelljen tonë, shpesh duke na bërë të veprojmë kundër vlerave tona.

Lexo po ashtu:  Ti nuk ke nevojë për dikë që nuk ka nevojë për ty…

Egoja jonë është si një objektiv që ne mbartim me vete, dhe si e tillë, sa më e madh të jetë, aq më delikate është ndaj goditjeve. Në këtë mënyrë, një ego e fryrë e bën më të lehtë për të tjerët që të përfitojnë nga ne. Për shkak se egoja jonë dëshiron vëmendje pozitive, mund të na bëjë të ndjeshëm ndaj manipulimeve. Kjo na bën të parashikueshëm. Kur njerëzit e dinë këtë, ata mund të luajnë me egon tonë. Kur ne jemi viktimë e vetë nevojës sonë për t’u parë si të shkëlqyeshëm, ne përfundojmë duke u udhëhequr në marrjen e vendimeve që mund të jenë të dëmshme për veten tonë, njerëzit tanë dhe organizatën tonë.

Një ego e fryrë gjithashtu korrupton sjelljen tonë. Kur besojmë se jemi arkitektët e vetëm të suksesit tonë, ne priremi të jemi të rreptë, më egoistë dhe me më shumë gjasa të ndërpresim të tjerët. Kjo është veçanërisht e vërtetë përballë pengesave dhe kritikave. Në këtë mënyrë, një ego e fryrë na pengon të mësojmë nga gabimet tona dhe krijon një mur mbrojtës që e bën të vështirë të vlerësojmë mësimet e pasura që zakonisht përftohen nga dështimi.

Lexo po ashtu:  Një Europë më e fortë, por jo Shtete të Bashkuara të Europës

Më në fund, një ego e fryrë ngushton vizionin pasi ajo kërkon gjithnjë informacione që konfirmojnë atë që dëshirojmë të besojmë. Kështu ne humbasim perspektivën dhe përfundojmë në një flluskë udhëheqjeje, ku shohim dhe dëgjojmë vetëm atë që duam. Si rezultat, ne humbasim kontaktin me realitetin përfshirë kolegët, klientët apo palët e interesuara.

Këtu do të gjeni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë për të shmangur këtë lloj gjendjeje çka nuk është aspak e lehtë:

  1. Konsideroni përparësitë dhe privilegjet që ju ofrohen në rolin tuaj. Disa prej tyre ju mundësojnë ta bëni punën tuaj në mënyrë efektive.
  2. Mbështetni, zhvilloni dhe punoni me njerëz që nuk do të ushqejnë egon tuaj. Punësoni njerëz të zgjuar me vetëbesim që nuk kanë frikë të shprehen hapur.
  3. Përulësia dhe mirënjohja janë themeli i altruizmit. Bëjeni zakon reflektimin në fund të çdo dite për të menduar të gjithë njerëzit që ishin pjesë e suksesit tuaj në atë moment. Kjo ju ndihmon të zhvilloni një sens natyror të përuljes, duke kuptuar që nuk jeni vetëm ju shkaku i vetëm i suksesit tuaj.
Lexo po ashtu:  "Shell" gjen naftë në Berat, zbulimi entuziazmon kompaninë

Egoja e fryrë që vjen prej suksesit (paga më e madhe, zyra më e mirë, qeshjet e lehta nga të tjerët), shpesh na bën të ndjehemi sikur kemi gjetur përgjigjen e përjetshme për të qenë udhëheqës. Por realiteti është krejt ndryshe pasi udhëheqja ka të bëjë me njerëzit dhe njerëzit ndryshojnë çdo ditë. Nëse besojmë se kemi gjetur çelësin universal për njerëzit udhëheqës, thjesht e kemi humbur atë çelës. Nëse e lëmë egon tonë të përcaktojë se çfarë shohim, çfarë dëgjojmë dhe atë që besojmë, do ta lejojmë që suksesi ynë i kaluar të dëmtojë suksesin tonë në të ardhmen. (HBR)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *